Teatri “Anonimi i Venedikut” është shfaqja me Adelina Muçën dhe Hervin Çulin, që rikthehet në Teatrin Kombëtar. Kjo romancë dashurie dhe urrejtjeje do të shfaqet më 6,7 dhe 13 e 14 nëntor në orën 19:00 në Teatrin Kombëtar.
“Emili” titullohet filmi me regji nga Ajola Daja, që do të vijë premierë mbrëmjen e 7 nëntorit në kinema Millennium në Tiranë. Me skenar dhe regji nga Ajola Daja filmi tregon një marrëdhënie dhune në familje, që shihet në sytë e dy grave të shtëpisë, ndërsa roli kryesor interpretohet nga aktorja Arta Dobroshi.
“Striptizë në det të hapur” është shfaqja teatrore që vjen për publikun mbrëmjen e kësaj të mërkure në orën 19:00 në sallën “Black Box” të Akademisë së Arteve, për të vijuar në të njëjtën orë dhe në të njëjtin vend edhe mbrëmjen e 7 dhe 8 nëntorit. Pjesa është një satirë politike nga Slavomir Mrozhek dhe vjen nën përkthimin e Arbër Jakllarit dhe me regji nga Anxhelo Dauti.
“Gloomy Eyes”, një trilogji VR e animuar në 6DoF dhe 3D në kohë reale vjen te “Kub France” në Tiranë në 7 nëntor, në orën 18:00. E prezantuar në hapjen e Sundance Festival dhe me mjaft çmime, “Gloomy Eyes” tregon historinë e diellit që ishte mërzitur me njerëzit dhe vendosi të fshihej e të mos ngrihej më, ndërsa është frymëzuar nga estetika e filmave në stop motion të Tim Burton.
“4 Mbretër” është filmi që shfaqet në “Goethe Zentrum” në Tiranë më 7 nëntor, në orën 17:30. Drama e Theresa von Eltz është një film mbi vetminë, miqësinë dhe kërkimin e identitetit.
“E shkuar e pakryer” është libri i Ermal Hasimja, i cili promohet më 7 nëntor në orën 17:00 në Bibliotekën Publike “Marin Barleti” në Shkodër.
Në Pallatin e Kulturës “Hasan Prishtina” në Kukës çelen këtë të mërkurë në orën 12:00- 16:00 audicionet për shfaqjen “Tumja e Kajës”.
Shfaqja do të jetë një përshtatje e legjendës “Tumja e Kajës” e autorit Petrit Palushi, si shfaqje teatrale. Audicionet do të jenë të hapura për një javë, deri në 13 nëntor.
S.B/E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Nëntor, 09:49
Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?
-
Po
28.8%
-
Jo
63.5%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 3950
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Guida’ kulturore/ ‘Luçia Nadin dhe shqiptarët në Venedik’, dokumentari historik në ‘Millenium’! Virgjil Muçi prezanton librat e përkthyer në italisht në ‘Institutin Italian të Kulturës’
4 Nëntor, 10:27
-
Guida kulturore/ ‘Klani i të divorcuarave’ rivjen te TOB, Tiranës i shtohet një librari e re! Cirku Kombëtar fillon sezonin artistik
1 Nëntor, 10:08
-
'Guida' kulturore/ Edicioni i 9-të i festivalit ‘Luleborë’ në Teatrin Migjeni, pjesa ‘Koncert’ në Teatrin Eksperimental
31 Tetor, 08:50
-
‘Gudia’ kulturore/ Nesër mbrëmje kushtuar Halloween te Qendra ‘Agimi’ dhe kinema ‘Maks Velo’! ‘Nata e Dymbëdhjetë’ te ‘Metropol’
30 Tetor, 09:26
-
‘Guida’ kulturore/ Drama 'Rrënjë' në teatrin Metropol, shfaqja 'Horoskopi Babilonas' në teatrin 'Skampa'! Prezantohet libri 'Një jetë me Policinë e Shtetit'
29 Tetor, 10:36
-
‘Guida’ kulturore/ Shfaqja ‘Fausti’ premierë në Teatrin Kombëtar, teatri poetik 'Kumbime'! Ekspozita 'Letra nga Ferri' tek Piramida
28 Tetor, 09:39
-
‘Guida’ kulturore/ ‘Hijet’ shfaqet për herë të parë te ‘Eksperimentali’, sonetet e William Shakespeare në Vlorë! Koncert te ‘Opera’
26 Tetor, 15:59
-
‘Guida’ kulturore/ Koncert te ‘Artet’ në Javën Kulturore Austriake, shfaqja ‘Doktor Gjilpëra’ në ‘Metropol’! Prezantohet libri ‘Zgjerimi’ i Robert Menasse
25 Tetor, 07:21
-
‘Guida’ kulturore, ‘Romeo & Zhulieta’ te ‘Reja’ në Tiranë, Orkestra Simfonike e RTSH koncert te ‘Artet’, shfaqja ‘Rruga pa emër’ në Durrës
24 Tetor, 08:18
-
‘Guida’ kulturore/ Filmi ‘Elaha’ shfaqet te Instituti Goethe në Tiranë! ‘Pacienti i Doktor Frojdit’ te teatri ‘Bylis’
23 Tetor, 14:16
-
Rubrika Ciceron/ Aktivitetet kulturore që do të zhvillohen në Tiranë dhe rrethe
22 Tetor, 14:37
-
Ciceron/ ‘Guida’ kulturore! Çfarë mund të prisni nga arti në Tiranë dhe rrethe
21 Tetor, 18:26