Presidenti i Guineas Alpha Conde ka deklaruar një emergjencë shëndetësore 45 ditore në 5 rajone në perëndim dhe veripërëndim për shkak të shpërthimit të Ebolës.

Kufizimet e emergjencës përfshijnë izolimin e spitaleve dhe klinikave ku janë zbuluar rastet e reja, dhe rregulla të reja të varrimit të atyre që kanë ndërruar jetë, si dhe një izolim të mundshëm të gjithë popullsisë. Shpërthimi i Ebolas filloi në Guinea në Dhjetor 2013. 

Në Janar, Organizata Botërore e Shëndetit raportoi raste të shumta në tre epiqendra shtetërore. Por gjendja është përkeqësuar edhe në Liberi e Sierra Leone.

Presidenti Conde deklaroi se virusi është përhapur në zonat bregdetare duke shtuar se izolimi i popullsisë është i domosdoshëm.

Rajoni jugperëndimor i Guinesë kufizohet me rrethet veriore të Sierra Leones që janë zonat e fokusit të bllokimit atje për shkak të shpërhapjes së virusit. Për këtë arsye autoritetet kanë marrë masa për kontrollimin e vazhdueshëm të kufirit, për të penguar kalimin e personave të infektuar.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)