Disa hakera Islamikë kanë sulmuar dhe marrë nën kontroll një faqe në “Facebook” dedikuar Papa Françeskut, faqe e cila ka mbi 1.3 milionë ndjekës në rrjetin social.
Nuk bëhet fjalë për faqen zyrtare të Papës, duke parë se Vatikani përdor si llogari zyrtare akauntin në “Twitter” @pontifex. Por faqja dukshëm ka një numër të madh ndjekësish duke parë që janë mbi 1.3 milionë persona që i kanë bërë like asaj faqeje.
Para hakërimit në këtë faqe “Facebook”-u mund të lexoheshin mesazhe të Papës, madje edhe dje ishte azhurnuar një vizitë e Papës në Molise.
Por prej paradites së sotme lexohen fyerje dhe blasfemi në gjuhën arabe dhe një seri fotosh e videosh që lavdërojnë Islamin dhe janë kundër Izraelit.
Sulmi i hackerave në këtë faqe “Facebook”-u vjen edhe pas zhvillimeve të fundit në botën arabe ku organizata terroriste ISIS ka shpallur krijimin e një kalifate, shteti Islamik.
Faqja e hakuar është mbyllur rreth orës 21:30 nga ana e rrjetit social “Facebook”, duke u rihapur serisht pas 1 ore, por kesaj here pa mesazhet që ishin ne arabisht. Në foto iu sjellim disa prej statuseve të shkruara në arabisht nga profili i dedikuar Papa Françeskut.
FOTO TË TJERA
(Profili i faqes së Papës në "Facebook, tashmë e bllokuar)
(Një nga statuset e hakuara të Papa Françeskut"
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

(Një nga statuset e hakuara të Papa Françeskut"Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)