Një sulm masiv kibernetikë ndaj miliona punonjësve të qeverisë amerikane ka vënë në alarm autoritetet në Washington. Behët fjalë për një sulm të nisur që në dhjetor të vitit të kaluar, por të bërë publik vetëm një ditë më parë.

Hakerat kanë sulmuar veçanërisht zyrën federale amerikane për menaxhimin e personelit. Sipas kësaj të fundit si pasojë e sulmit janë kompromentuar të dhënat e rreth 4 milion punonjësve dhe ish punonjësve të disa agjencive federale.

Sipas gazetave prestigjioze "Washington Post" dhe "Wall Street Journal", operacioni është vepër e një grupi hakerash me bazë në Kinë. Edhe Suzan Kollins, anëtare e Komisionit të inteligjencës në senatin amerikan tha se mendohet që sulmi është kryer nga Kina.

Por ka reaguar ambasada kineze në Ëashington e cila kërkoi që autoritetet amerikane të mos dalin në konkluzione të parakohshme.

Zëdhënësi i ambasadës tha se akuzat janë të papërgjegjshme dhe jo produktive. Specialistët e sigurisë së informacionit paralajmërojnë se të dhënat e hakeruara mund të përdoren për të shantazhuar punonjësit federalë amerikanë me qëllim aksesin e informacioneve sensitive.