TIRANE-Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako i shoqëruar nga Zv-Drejtori Rebani Jaupi dhe Drejtori i Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda Ardian Çipa, pritën në një takim një delegacion të lartë të Europolit i kryesuar nga Zv-Drejtori i Europolit Oldrich Martinu.
Çako dhe Martinu vlerësuan dhe konfirmuan bashkëpunimin mes Policisë së Shtetit dhe Europol. Ata diskutuan mbi çështje të ndryshme të bashkëpunimit të Policisë Shqiptare me Europol në tema si: lufta kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe lëndëve narkotike, kundër pastrimit të parave, krimit kibernetik, radikalizmit dhe terrorizmit, trafikimit të qenieve njerëzore dhe armëve, migracionit të paligjshëm, etj.
Të dy bashkëbiseduesit kanë theksuar se këto prioritete janë prioritete të përbashkëta të të gjitha policive në Bashkimin Europian e më gjerë, çka është i domosdoshëm bashkëpunimi sa më i ngushtë për të parandaluar dhe luftuar këto fenomene.
Zv/Drejtori i Europol Martinu ka vlerësuar bashkëpunimin mes Europol dhe Policisë së Shtetit dhe premtoi për një zgjerim të bashkëpunimit në të ardhmen duke realizuar një bashkëpunim akoma më të frytshëm.
"Vizita ime këtu është mjaft e thjeshtë. Duke parë vlerësimin e raportit, është vlerësimi më i mirë që mund të kemi, dhe siç e përmendëm më parë kemi pasur një marrëveshje strategjike, dhe tashmë kemi një marrëveshje operacionale. Jemi mjaft të kënaqur me bashkëpunimin me Shqipërinë pasi janë përdorur të gjitha mënyrat e mundshme të bashkëpunimit. Po të shikojmë rastet që kemi ndërmarr, që janë nisur nga ju ose janë nisur nga shtete të tjera ose nga ana jonë, duket qartë që është rritur mjaft numri i rasteve. Nëse flasim për strategjinë e jashtme, flasim për të gjitha shtetet që janë pjesë e kësaj strategjie por dhe për vendet që janë jashtë Bashkimit Evropian dhe për vendet e Ballkanit, Shqipëria është një nga vendet më të rëndësishme për sa i përket bashkëpunimit që është bërë me vendet e rajonit. Do përdorim të gjitha mënyrat e mundshme dhe të gjitha kapacitetet e Europolit për të forcuar akoma më shumë bashkëpunimin në të ardhmen", tha Martinu.
[gallery]21700[/gallery]
Çako theksoi se është mjaft i rëndësishëm intensifikimi në vijim i këtij bashkëpunimi, asistenca e Europol në kuadër të shkëmbimit të informacionit, prezencës dhe trajnimit të oficerëve të Policisë Shqiptare dhe njohjen me praktikat dhe përvojat më të mira të cilat janë të domosdoshme për të rritur kapacitetet dhe për të investiguar sa më mirë implikimin por edhe funksionimin e organizatave kriminale në të gjitha fushat ku ato ushtrojnë aktivitetin kriminal.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO