'Hakmarrja' e Berishës pas përjashtimit nga PD, analistja Gjikondi: Drejtësia ta procedojë penalisht! Lëvizja emocionale për guximin e Bashës

Përjashtimin nga grupi parlamentar i PD të liderit historik të saj Sali Berisha, analistja Brizida Gjikondi e quan një vendim të guximshëm të kreut të PD Lulzim Basha.

"Unë që jam një kritike e Bashës, vlerësoj sjelljen e tij politike përgjatë këtij harku kohor që nga momenti që vendosi për të nxjerrë Berishën nga grupi parlamentar. Fakti që ai pati kurajon për ta nxjerrë nga grupi i PD, mendoj se është guxim. Kurse armiqtë e Bashës të përjashtuar nga ai, i janë bashkuar Berishës. Sa i përket strukturës aktuale të PD, është më modernja, janë figura avangardë me arsim të shëndetshëm dhe që nuk janë shumë të bëra pis".

Sa i përket aksionit "hakmarrës" të Berishës, për të bërë referendum për vendimin e Bashës, Gjikondi thotë se është një veprim inati që nuk mund të sjellë rrezik. Në këto momente që Berisha kërkon të sjellë konflikt, analistja thotë se ai duhet të vihet nën hetim nga drejtësia.

"Berisha kërkon që dhe daljen ta bëjë konfliktuale. Ai tani i takon të shkuarës, mendoj se nuk është më personazh i rrezikshëm në Shqipëri, pasi nuk mund të sjellë rrezik dhe konflikte në Shqipëri. Në këto momente që ai kërkon të sjellë konflikt, unë mendoj se duhet të veprojë drejtësia. Është e domosdoshme një reagim dinamik i drejtësisë shqiptare me çfarëdo mënyrë. Ai duhet të procedohet ligjërisht që të mos kemi problematika të tilla. Kurse figurat që i janë bashkuar Berishës unë i quaj figura të lodhura, që s'mund të jenë pjesë e të ardhmes, janë figura që bashkojnë fatin e tyre me të Berishës dhe unë e quaj këtë shumë gabim".

Sipas saj Berisha ka 0 shanse për të sjellë ndryshim në strukturat e PD.

"Unë mendoj Berisha ka që 0 shanse për të sjellë ndryshimin e strukturave të PD. Ajo lëvizje që po bën ai tani është lëvizje inati dhe hakmarrje, nuk sjell pasojë. Duhet reagimi i SPAK dhe izolimi i Berishës për ato që kanë ndodhur në këto vjet, në shëmtimin e jetës tonë nga ky njeri. Lëvizja e Berishës më duket afatshkurtër, emocionale dhe konfliktuale. Ka një mesazh jetëshkurtër, nuk është lëvizje që mund të sjellë pasojë. Basha ka kohë që është përpjekur t'i japë nurin e vetë PD".

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mos vdeksh kurre: 17/09/2021 13:11

    Me pelqeu fjalia: jane figura qe nuk jan shume te bera pis. Mos vdeksh kurre Brizi! Medemek jane pis, por jo shume.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim