Kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, është ndalur pasditen e sotme në Kombinat, për të prezantuar programin e tij për kryeqytetin.

Duke prezantuar pikat kryesore të programit të tij, Kosova tha se do të fokusohet në zgjidhjen e problemeve dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve. Kandidati i djathtë u shpreh se ka një plan konkret për familjet në nevojë, ndërsa u shpreh se do të ulë taksat për familjet dhe biznesin.

"Tirana do të ketë ujë të pijshëm 24 orë. Punësimi do të jetë kryefjala e punës time, do të ulim taksat deri në 30% për familjet dhe biznesin. Në këtë mënyrë do të stimulojmë punësimin. Do të rindërtohen 100 rrugë që prej fillimit të mandatit", tha Halim Kosova.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)