Doktori i opozitës vazhdon të mbushi faqet e gazetave, ekranet, blogjet e pushtetit.
Sa duket, prej Doktorit, pushtetit i dhembin sytë, i shkatërrohen veshët, i ënjtet truri, nuk ndjehet rehat, nuk është i lumtur, dhe ditën nuk e shtyn dot, njësoj si dje kur Doktori ishte në pushtet edhe sot kur Doktori është në opozitë.
Ishte e kuptueshme që Doktorin të mos e donin kur Doktori ishte në pushtet.
Por që Doktorin të mos e durojnë dot as sot kur e vetmja gjë që Doktori bën janë statuset në Fejsbuk, kjo të lë krejt pa mënt.
Megjithatë, po ta shohësh me kujdes, edhepse nuk është e thjeshtë, nuk është as paradoks.
Kur dikush vuan edhe nga prezenca edhe nga mungesa, edhe nga dashuria edhe nga indiferenca e njerëzve rrotull vetes, diagnoza është e qartë, quhet depresion.
Kot qënkësh lodhur Doktori nga një gazetë te tjetra, nga një ekran tek tjetri. Ja ku janë këta që edhe në pushtet edhe në opozitë Doktorin s'e lënë kurrsesi të bjerë në tokë por bëjnë çmos që ta mbajnë lart, sa më lart, në qiell mundësisht. Ja ku janë këta që pa Doktorin, frymë s'marrin dot, pa Doktorin nuk shkruajnë dot, nuk flasin dot, buka nuk j'u hahet, uji nuk j'u pihet, mendja j'u mpihet.
Këta, o vlla i dashur, janë kokë e këmbë të varur nga Doktori, këta janë doktorodipendentë. Që në fund të fundit do të thotë se Doktorin e duan. Asnjë drogaxhi nuk është më i varur nga droga, asnjë pijanec nuk është më i varur nga rakia, asnjë grafoman nuk është më i varur nga zhgrrapsjet, asnjë llafazan nuk është i varur nga llallallatë se sa këta nga Doktori.
Varësia nga Doktori dhe boshllëku apo depresioni që këtyre u ka shkaktuar dalja e Doktorit në opozitë, janë të gradës më të rëndë.
A vallë i mban shpresa se nga sëmundja që i ka pllakosur do kurohen falas ?
Demokratët nuk kanë pasur dhe nuk kanë problem me Doktorin. Demokratët Doktorin e duan ose nuk e duan, e aprovojnë ose nuk e aprovojnë, njëlloj, si në pushtet dhe në opozitë.
Doktorin problem e kanë këta që e duan patjetër në qendër të gjithçkaje. Këta që qasjen me Doktorin e kanë aq e koklavitur sa të le me gojë hapur.
Por ndoshta s'ka çudi. Se kështu kanë bërë gjithmonë rraca e burracakëve që sot kanë marrë pushtetitn. Kjo rracë të lufton kur je në pushtet me fjalë dhe kur je në opozitë me mjete. Të sulmon më tepër kur je i dobët se kur je i fortë. Me shumë më tepër zell tepër kur nuk je prezent se sa kur je aty. Me egërsi shumë më të madhe kur të kanë larg se sa kur të kanë përballë. Kështu bëjnë jo vetëm me shqiptarët. Këtë kanë bërë me turkun, kështu kanë bërë me italianin, me gjermanin, me borgjezin, me të deklasuarin, madje edhe mes vedit në luftën brenda llojit. Këta edhe me Turqinë, edhe me Mbretërinë, edhe me borgjezinë, edhe me Klerin, me kulturën borgjeze, me kapitalizmin, me revizionizmin, me imperializmin, këta të gjithë armiqtë e tyre i luftojnë kur armiqtë mungojnë, kur nuk i kanë përballë, ose, më së shumti dhe më së shpeshti, kur armiqtë kanë vdekur. Armiqtë këta i luftojnë aq më tepër sa më larg t'i kenë në kohë dhe hapësirë. Në fakt, këta nuk luftojnë me personin, personat, fenomentet. Qefi i këtyre, teoria dhe praktika e këtyre, është e gjitha si të luftojnë me hijet, projeksionet, fantazmat, me të cilat fitorja u duket më e afërt dhe më e shijshme.
Megjithatë, do ishte njëfarsoj e kuptueshme që të ishin gjithsesi të palumtur me Doktorin në pushtet dhe të lumtur me Doktorin në opozitë. Por këta janë njëlloj të palumtur edhe me Doktorin edhe pa Doktorin, edhe në pushtet, edhe në opozitë. Dhe kjo bën lëmsh gjithçka duke i vënë në pozitën paradoksale; Hall me Doktorin, hall pa Doktorin.
Prandaj them se këtyre nuk u bën dot derman asnjë mjeksi, as falas as me pagesë.
Në këto kushte të çuditëshme, sikur, larg qoftë, Doktori të heqë dorë nga e vetmja gjë që po bën, statuset e Fejsbukut, këta merrkan fund, këta vdiskan fare, këta ngordhkan për ibret. Pa Doktorin, vartësinë fatala ndaj Tij, këta s'bëkan dot as media, as ligje, as reforma, asgjë prej gjëje.
Ky konstatim kaq i qartë na bën të themi me plot gojën dhe pa e tepruar aspak, se Doktori që po shkruan statuse në Fejsbuk, po e bën këtë thjesht për mëshirë. Sa për tu bërë të ditur këtyre se; "Jam i gjallë e jam ndë jetë, jam ndë dritë të vërtetë". Jo vetëm për të mirën e opozitës së cilës i përket, por edhe për të mirën e pushtetit, i cili, me sa duket, pa Doktorin, dritën që Doktori bën dhe ngrohtësinë e dashurinë që Doktori përhap, rrezikon të mos ekzistojë.
Qefi im është të udhëtoj nëpër katunde të largët. Ku të bëj muhabet me kalimtarë, ku të këpus me dorën time ndonjë fik, ku s'ka intriga, ku gazetat nuk arrijnë dhe Internetit s'ja kanë ngenë. Në këto skuta më ndodh jo rrallë të takoj fshatarë të cilët sa më shohin ekzaltohen aq tepër sa me lot në sy nisin e më thonë se s'lënë shkrim timin pa lexuar etj. etj. Është e qartë se nëpër katunde më duan më fort se në qytete. Po ashtu edhe me Doktorin. Sa më afër aq më pak, sa më larg aq më tepër e duan Doktorin.
Kjo mardhënie e lartë dashuri-distancë që vlen si për mua dhe për Doktorin, për këta është krejt e panjohur, për këta nuk ekziston. Këta nuk ekzaltojnë askënd. Këta nuk i do kurrkush, as afër as larg. Këta nuk duhen. Këta votohen, por nuk duhen. Këta edhe dashurinë edhe votën, sesi i kanë, sa lokale dhe globale, sa të afërta dhe të largëta, të pështjelluara nga një pelte e gërrditëshme, gjithmonë prezente dhe gjithmonë të munguara, gjithmonë të gjalla dhe gjithmonë të vdekura. Aq të ngatërruara sa mardhënia e tyre dashuri-votë-distancë, mbetet ta studjojnë ekspertët e pushtetit të tanishëm, me laptopa dhe klika nëpër uorkshopa.
Kur Doktorin e kishin, nuk e deshën. Tani që Doktorin nuk e kanë, pa Doktorin gjumi s'i zë, jeta u duket zeherr.
Që ta marrin veten ata dhe të na bien rehat veshët ne, kam një ide;
Doktor i dashur, Ti që s'ke ikur asgjëkundi, por vetëm je mënjanuar paksa, lere Fejsbukun, zbrit edhe një herë në mejdan, dhe sulju. Si di Ti. Si na ka marrë malli ne. Do nisin përsëri të shajnë, të urrejnë. Pun' e madhe fort. Kush do bëhet merak për ta tani që u muar vesh se pa Ty nuk jetojnë dot.
Shkrimi u publikua sot (26.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com