Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza

Nën ndërmjetësimin e Kinës fraksionet rivale politike palestineze, grupi i Hamasit dhe Fatahut nënshkruan një deklaratë ku ranë dakord për të formuar një "qeveri të përkohshme të pajtimit kombëtar" për Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Gazën pas luftës me Izraelin.

Pas 3 ditësh bisedime në Pekin Hamasi dhe Fatahu, përfshirë edhe 12 fraksione të tjera palestineze, u angazhuan të punojnë për unitet. Kjo është marrëveshja e fundit mes Hamasit dhe Fatahut që kanë pasur marrëdhënie të tensionuara, por asnjë nuk është përmbushur deri në fund. Izraeli ndërkohë ka përjashtuar një rol të Hamasit ose Fatahut në qeverisjen e Gazës pas përfundimit të armiqësive.

Ndarja e thellë mes dy grupimeve politike palestineze filloi në vitin 2007 kur Hamasi mori nën kontroll të plotë Gazën pasi dëboi me dhunë Fatahun nga territori. Kjo erdhi pasi presidenti palestinez dhe udhëheqësi i Fatahut, Mahmud Abbas shpërndau qeverinë e unitetit udhëhequr nga Hamasi, e formuar pas fitores në zgjedhjet kombëtare të 2006. Që nga ajo kohë Autoriteti Palestinez i dominuar nga Fatah është lënë në krye të vetëm disa pjesëve të Bregut Perëndimor.

Zëdhënësi i Hamasit, Hossam Badran tha se deklarata e nënshkruar në Pekin ishte një "hap pozitiv shtesë në rrugën drejt arritjes së unitetit kombëtar palestinez". Ai tha se grupet ishin dakord mbi "kërkesat palestineze në lidhje me përfundimin e luftës që janë: një armëpushim, tërheqje e plotë nga Rripi i Gazës, lehtësim dhe rindërtim".

Hamasi ka humbur kontrollin në Gaza që nga fillimi i luftës me Izraelin më 7 tetor pas sulmit mbi territoret izraelite. Më shumë se 39,000 palestinezë janë vrarë në Gaza si rezultat i ofensivës izraelite.
Kina ka bërë përpjekje të luajë një rol ndërmjetësues në këtë konflikt, i cili është bërë edhe më i ndërlikuar për shkak të rivalitetit midis Hamasit  dhe Fatahut. Në fund të takimit ministri i jashtëm kinez Ëang Yi tha se pajtimi është një çështje e brendshme për fraksionet palestineze, por, sipas tij nuk mund të arrihet pa mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar. Kina është mbështetëse e zgjidhjes me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Divorci i bujshëm i sheikut, pasi e tradhtoi ai do t’i paguajë 3 mld dollarë ish- gruas

Divorci i bujshëm i sheikut, pasi e tradhtoi ai do t’i paguajë 3 mld dollarë ish- gruas