Hamidou Diallo shpallet “Supermeni” i “NBA All Star 2019” (VIDEO)

Spektakolare më shumë sesa pritej ka qënë gara vjetore për tri pikë në “NBA All Star 2019”, garë ku konkuruan 10 basketbollistë, nga të cilët vetëm tre shkuan në finale. Hamidou Diallo, basketbollisti me origjinë nga Guinea, duke mos gjetur shumë hapsira brenda “Oklahoma City”, skuadrës ku ai bën pjesë, mendoi të tërheqë vëmendjen në një mënyrë të veçantë.

Ai fluturoi mbi kokën e gjigandit Shaquille O'Neal, i gjatë 2 m e 16 cm dhe me peshë me shumë se 1 kuital e gjysmë, dhe ndërsa shënoi u shpall “mbret” i zhytjes se topit në kosh dhe “Supermen”. Në garën e trepikëshit, Diallo fitoi me një diferencë të ngushtë 88-85 ndaj Dennis Smith kurse në konkurimin për trepikëshin më të bukur, fitues doli Joe Harris, po i Brooklyn, i cili fitoi ndaj Stephen Curry i “Golden State”. Harris realizoi 26 pikë, Curry 24 ndërsa Buddy Hield u rendit i treti me 19 pikë.

Në garën e aftësive shkëlqeu Tatum i “Boston”-it cili mundi Trae Young i “Atlanta”-s.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në lagjen ’24 Maji’, 1 i plagosur (EMRI)

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në lagjen ’24 Maji’, 1 i plagosur (EMRI)