Bashkia e Kamzës, një bastion historik i Partisë Demokratike i cili prej 12 vitesh drejtohet nga Xhelal Mziu, nga sot do të drejtohet nga socialistët. I zgjedhur nga banorët e Kamzës për të drejtuar këtë bashki për katër vitet e ardhshme, Rakip Suli bëri betimin e tij sot teksa deklaroi se menjëherë do të marrë detyrën. Xhelal Mziu tha se nuk do ta lirojë zyrën, por në orën 16:00 dera e institucionit u hap me forcë dhe kryetari i ri i këshillit bashkiak së bashku me anëtarët e këshillit u futën brenda. Sot u betuan edhe Drital Leli në Vlorë dhe Lorenc Tosku në Peqin.
Lajmi kryesor: