Hapet së shpejti ekspozita me imazhe të përzgjedhura nga Arkivi i Filmit/ Drejtoresha e AQFSH-së rrëfen detajet nga puna e Xhanfize Kekos (VIDEO)

TIRANË- Filmat e vjetër shqiptarë janë  pjesë e nostalgjisë e cila na mungon shumë. Në një intervistë në “ Rreze Dielli”  folëm pikërisht për filmat shqiptarë të cilët kanë shënjuar kujtesën e secilit shqiptarë, që edhe pas shumë vitesh vazhdojnë ende të shikohen dhe të komentohen. Në një lidhje skype me drejtoreshën e AQFSH-së Iris Elezi diskutuam për historinë e filmit shqiptarë, fillesat e tij, suksesin që ka korruar dhe komentimin e tyre pas kaq shumë vitesh.

“Shkëndijat e prodhimit shqiptarë, kanë qenë vetëm shkëndija nëse mund të flasim për atë që ende kontestohet a ka pasur industri filmi në kinematografinë shqiptare mund të konsiderojmë 52’  kur me një dëshirë nga rusët u ndërtua “ Shqipëria e Re”.

Ajo dha dhe një lajm mjaft të rëndësishëm për adhuruesit e filmit shqiptarë:

“Arkivi qëndror I filmit më në fund duke parë të gjitha imazhet  e ruajtuara në fototekën e arkivit, sepse ne nuk kemi vetëm koleksionin tonë në shirit filmik gjithë filmat e prodhuar por kemi edhe fototekën. Një hapsirë me mijëra imazhe që më në fund kemi arritur në këto 7 muaj ta invetarizojmë.  Kam kënaqësinë që ta ndajë me ju të parët këtë muaj është muaji jonë I parë që do të kemi një ekspozitë me imazhe të përzgjedhura nga fototeka jonë. Ajo që është interesante nga këto imazhe që kemi përzgjedhur është që do të shikoni personazhe nga sektori zyrtarve ata që ndihmoninqë skenografia të dukej bukur dhe të ishim më afër personazheve” tha drejtoresha e AQFSH-së.

Ndër të tjera ajo u shpreh se shumë të rinj jashtë Shqipërisë kanë treguar interes të madh për filmat e vjetër shqiptarë ndërsa shprehet se në Shqipëri ka ndodhur e kundërta është përpjekur të çensurohen këto filma:

“Më mijëra njerëz të rinj janë ekspozuar tek filmi shqiptarë ndërkohë që në Shqipëri luftohet dhe ka njerëz që duan ta ndalojnë” tha ajo.

Ajo ndau dhe disa informacione mjaft të veçanta për punën e regjisores së madhe shqiptare Xhanfize Keko dhe mungesën e teknologjisë së kohës, që pavarësisht kësaj, regjisorja shqiptare të arrijë të realizojë një punë mjaft të vështirë:

“Ja ku jemi në vitin 2020, dy mendje brilante komentojnë se si Faruk Basha drejtor i fotografisë dhe Xhanfize Keko arriti të bëjë një lëvizje shumë të vështirë kur mbi kampin nazistë që është marr tek fusha e futbollit ne shohim fëmijët dhe nazistët bashkë. Unë e dashuroj nostalgjinë që kanë të gjithë për kinematografinë tonë por I bëj thirrje atyre që I interesojnë të hulumtojnë më shumë, që hajde ta shohim çik më me vëmendje se sa thjesht të themi duhet t’I ndalojmë këta filma.”

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen