Ajo ndau dhe disa informacione mjaft të veçanta për punën e regjisores së madhe shqiptare Xhanfize Keko dhe mungesën e teknologjisë së kohës, që pavarësisht kësaj, regjisorja shqiptare të arrijë të realizojë një punë mjaft të vështirë:
“Ja ku jemi në vitin 2020, dy mendje brilante komentojnë se si Faruk Basha drejtor i fotografisë dhe Xhanfize Keko arriti të bëjë një lëvizje shumë të vështirë kur mbi kampin nazistë që është marr tek fusha e futbollit ne shohim fëmijët dhe nazistët bashkë. Unë e dashuroj nostalgjinë që kanë të gjithë për kinematografinë tonë por I bëj thirrje atyre që I interesojnë të hulumtojnë më shumë, që hajde ta shohim çik më me vëmendje se sa thjesht të themi duhet t’I ndalojmë këta filma.”