Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, apeli i kryebashkiakut Veliaj: Konsumoni produktet lokale për të ndihmuar familjet e zonës

Në fshatin Baldushk, të Tiranës është hapur tregu i gjelave të detit me rastin e festave të fundvitit. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj i bëri thirrje qytetarëve dhe jo vetëm që ta blejnë gjelin në këtë vend si mënyrë për të kontribuar në ekonominë e zonës.

“Kur blen një produkt të prodhuar në fshatin tonë, ke kontribuar në familjen e fshatit tonë. Kjo do të thotë se ke kontribuar, që këta fëmijë të blejnë librat e shkollës, rrobat e tyre, që të ndjekin një kurs pas mësimit, të merren me aktivitete kulturor, ndaj i ftoj të gjithë ta shohin si një mision për të siguruar mirëqenie në këtë komunitet, për të ndihmuar djemtë e vajzat, burrat e gratë, që punojnë tërë jetën dhe tërë vitin me këtë produkt, që është një krenari për Tiranën tonë”, tha Veliaj. 

Ai e cilësoi gjelin e detit të Baldushkut, si produkti më i mirë i këtij lloji në Shqipëri e në Ballkan.

“Kjo zonë prodhon 30-50 mijë gjela çdo vit, që përkthehet në 3-5 milionë euro të cilat investohen në këtë javë të vetme të festave të fund vitit, në këtë komunitet. Kjo tokë mund të prodhojë ekonomi, mund të prodhojë mirëqenie dhe fakti që shumë prej fermerëve, që deri dje punonin tokat e grekut e italianit, sot punojnë tokën e tye, rrisin gjelat e tyre, kultivojnë fermën e tyre. Do të thotë se mund të bësh prokopi dhe ekonomi edhe këtu në Shqipëri.  Ndaj ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës, të gjithë lokalet e Tiranës, të gjithë hotelet e Tiranës, bujtinat, të blejnë gjelat e Baldushkut”, përfundoi Veliaj.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 22/12/2024 14:25

    Ti mire e ke o lali Eri. Por folu edhe pak fshatareve qe te kultivojne rracen lokale dhe jo te importit. Sepse jane komplet ndryshe. Eshte njelloj si te hash gjel marketi, por qe e blen dyfishin e cmimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë/ Kapen dy persona në hyrje të Shqipërisë, ishin të shpallur në kërkim për plagosje me dashje dhe pjesëmarrje në grup kriminal

Kakavijë/ Kapen dy persona në hyrje të Shqipërisë, ishin të shpallur në kërkim për plagosje me dashje dhe pjesëmarrje në grup kriminal