Haradinaj shkëmben kartolina me Metën për fundvit: Konfirmim për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve

Haradinaj shkëmben kartolina me Metën për fundvit: Konfirmim për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve

KOSOVË- Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Presidenti Ilir Meta kanë shkëmbyer kartolinat e fundvitit me njëri-tjetrin, teksa i cilësojnë si një konfirmim të marrëdhënieve të mira mes dy vendeve.

Në një reagim të shkrurët në rrjetet sociale Haradinaj shkruan: Në prag të festës së ndërrimit të moteve kam pranuar një letër urimi nga presidenti i Shqipërisë, z. Ilir Meta. Me urimet më të mira për Vitin e Ri 2020 nga z. Meta, si President i Shqipërisë, por edhe si një mik shumë i afërt i imi, pata kënaqësinë si çdoherë që edhe përmes kësaj letre të marrë edhe njëherë konfirmimin nga ana e tij për gatishmërinë që dy shtetet tona të ndërtojnë dhe fuqizojnë lidhjet, në të mirën e përbashkët të qytetarëve tanë. Faleminderit z. Meta. Urimet tona më të mira edhe për ju dhe Shtetin tuaj!

Postimi i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri Haradinaj ka qenë një ndër zërat më të fortë në Kosovë kundër Shengenit Ballkanik dhe për këtë çështje ka pasur edhe përplasje në distancë me kreun e qeverisë në Shqipëri, Edi Rama. Për Haradinaj, Mini-Shengeni Ballkanik është nismë për të hequr taksën ndaj Serbisë, por Rama  e ka cilësuar Haradinajn si gënjeshtar që gënjen nga padituria duke theksuar se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja