Harito për A1 Report: 20 mln $ nga
buxheti për të shkarkuarit nga 2005

Harito për A1 Report: 20 mln $ nga<br />buxheti për të shkarkuarit nga 2005
TIRANE - Në një intervistë për A1 Report, ministrja e inovacionit Milena Harito, flet për çështja problematika e konkurseve dhe administratës duke thënë se me ndryshimet e reja të ligjit, çdo konkurs do të jetë online. Ndërsa nënvizon se nga detyrimi që shteti ka ndaj gjykatave për largime nga administrata, shkojnë në 20 milion dollar për këtë vit. Por vendimet janë të viteve të kaluara, që nga viti 2005. 



Zonja Harito si po shkojnë konkurset, e kam fjalën për ecurinë e derimëtanishme?
Konkurset që nga shtatori e këtej hap i rëndësishëm për administratën. Ndryshojnë falë ligjit të ri të shërbimit civil, krahasuar më si funksionte më parë mënyra e rekrutimit të shërbimit civil. Tani çdo gjë bëhet online, ska më dorëzim certifikatash etj, çdo gjë bëhet në internet. Dhe në vetvete është një farë testi që të ketë kapacitetit të përdori lirshëm kollaj teknologjinë e informacionit në këtë nivel. Hapi I dytë është që tashmë konkurset bëhen në grup, nuk kandidon asnjë për një post të caktuar në një ministri të caktuar. Dhe për ta konkretizuar, nëse është një kërkesë që një person është jurist dhe do të punojë në administratë jurist, por nuk parazgjedh pozicionin ku kandidon, konkurset janë në grup dhe renditen fituesit. Dhe në momentin që shpallet fituesi ai që renditet I pari zgjedh, një nga pozicionet e lira që janë shpallur, I dyti zgjedh pozicionin tjetër e kështu me radhë. Drejtuesit e institucionit nuk përzgjedhin asgjë, sepse heq një nga mekanizmat e mundshëm të manipulimit. Pra qëllimi është të ngresh mekanizmit që format dhe mënyrat e manipulimit të jenë sa më të kufizuara. Ngremë mekanizmat për të qenë sa më të automatizuara. Me pas ka dhe një testim gojarisht dhe që regjistrohet me video, duke I dhënë mundësinë e ankimimit çdo personi. Prova që kjo gjë funksionoi, është ajo që patëm 5200 kandidatura, për 113 vende vakante, dhe pati vetëm 38 fitues. Pra nuk arritëm që të plotësonim as 113 vendet e lira që arritëm të shpallnim në fillim. Hapëm një procedurë të dytë, patëm mbi 7 mijë kandidatura që tregon se besueshmëria te sistemi u rrit. Këtë radhë ishte për 148 vende të lira. Kjo tregon që procedura është shumë strikt, dhe nuk ka asnjë mundësi që të futet dikush që se ka merituar. 

milena harito

Po përsa i përket vendeve vakante në administratë, si është situate?

Vendet vakante janë relativisht shumë pak, shërbimi civil ka relativisht pak, janë gjithsej 9 mijë punonjës, gjithë administrate shtetërore është rreth 90 mijë vetë. Ka kërkesa të madhe por nuk ka shumë vende vakante. 

Ju keni amenduar ligjin për administratën publike në fund të 2014, ku konsistojnë këto ndryshime?
Ndryshimet ligjore në dhjetor të 2014, amendimet u bënë në muajin dhjetor. Konsiston në 2 aspekte. Rritja e performancës së administratës dhe na duhet të aplikojmë diçka për rritjen e performacës për ata që janë në administratë. Dhe një plagë e shkaktuar prej 10 vjetësh, për shkak të vendimeve të gjykatave. Në këtë pikë deri tani, institucionet deri tani kishin detyrimin të zbatonin vendimet gjyqësore të formës së prerë. Fakti është që në 10 vjet institucionet nuk I kanë zbatuar këto vendime. Duke I shkaktuar një dëm shtetit, shumë të lartë. Dhe në buxhetin e vitit 2015 për vendimet gjyqësore që nga 2005, pra 10 vitet e fundit, janë parashikuar gati 20 milion dollar. 95 % e këtyre vendimeve janë përpara vitit 2015, fillojnë që nga viti 2005. Dhe është shumë e qartë sepse për një njeri që të marrë një vendim të formës së prerë I duhen disa vjet. Brenda një kohe kaq të shkurtër vetëm pak vendime janë dhënë të formës së prerë. Kemi forcuar mekanizmin për ti aplikuar këto vendime, duke mos I lënë në duar të drejtuesve të institucionit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Publikohet videoja e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt

Publikohet videoja e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt