Ministre e Inovacionit dhe Administratës Publike Milena Harito, e pranishme në konkursin studentor të Microsoft "Imagine Cup Albania" që u zhvillua të mërkurën në Tiranë, u shpreh se ky konkurs është një frymë e mirë për të krijuar një traditë në fushën e inovacionit.
"Shteti shqiptarë ka qenë një promotor i rëndësishëm nëpërmjet teknologjisë. Shqipëria ka nevojë për modernizim nëpërmjet teknologjisë së informacionit, i cili sot është shumë i thjesht" theksoi Haritor, ndërsa ftoi të gjithë pjesmarrësit që të jenë pjesë e Javës së Inovacionit që zhvillohet gjatë muajit Maj .
Microsoft Albania në bashkëpunim me Canadian Institute of Technology zhvilluan sot Konkursin Kombëtar Studentor të Microsoft, "Imagine Cup Albania". Imagine Cup është një konkurs botëror që organizohet çdo vit nga Korporata Microsoft me studentë në fushën e teknologjisë. Ky konkurs fokusohet në teknologjinë Microsoft dhe ofron një sfidë për të rinjë të talentuar që të punojnë në ekipe dhe zhvillojnë projekte në formë aplikacione novatore softuerike të cilat ofrojnë zgjidhje për problemet reale në botë. Tema për konkuruesit është "Imagjinoni një botë ku teknologjia ndihmon në zgjidhjen e problemeve më të vështira."
Për herë të parë këtë vit janë kualifikuar për fazën finale nxënës nga Shkolla Profesionale Teknike Elektrike "Gjergj Canco" të cilët garojnë me student nga institucione të arsimit të lartë publik.
Ky event mori një vëmendje shumë të rëndësishme edhe nga Habib Hamam, President i Canadian Institute of Technology si dhe nga Gentjana Sula, Zv. Ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, e cila theksoi se teknologjia është mjeti më i mirë për të mbërritur infomacioni tek qytetarët.
Ajo përgëzoi edhe përfshirjen e shkollave profesioanle në këtë aktivitet, duke shprehur edhe njëherë rëndësinë e teknologjisë së informacionit. Gjithashtu Sula, përmendi edhe nevojën e identifikimit të problematikave të shkollave bujqësorë në fushën e teknologjisë si dhe përfshirjen e këtyre shkollave në aktivitete të tilla për zhvillimin e teknologjisë.
Agim Bekaj, Menaxher i Përgjithshëm, i Microsoft Albania shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë pjesmarrësit në këtë konkurs. Ai nënvizoi rëndësinë e konkurist "Imagine Cup Albania", duke inkurajuar të gjithë pjesmarrësit për përfshirjen e tyre në këtë aktivitet.
Todi Thanasi, Udhëheqësi i Ekipit nderuar me vendin e 1-rë në konkursin studentor "Imagine Cup Albania 2014" me projektin "Signs on Table" shprehu mirënjohjen dhe falenderimet e tij për kompaninë Microsoft. Gjithashtu ai shprehu nevojën për tu drejtuar drejt institucioneve publike dhe private për të bërë të mundur implementimin e projekteve të hartuara.
/atsh/