SHBA- Motorri më i famshëm Harley-Davidson ka nxjerrë motorrin e parë elektrik në New York. Ai quhet LiveWire dhe ka ende shumë për t’u përmisuar pasi është ende një projekt i papërfunduar plotësisht.

Fillimisht mjetet e para provë të krijuara janë projektuar për të bërë një tur në 30 qytete të Amerikës këtë vit dhe një tur në Europë vitin tjetër. 
Motorri i ri u prezantua fillimisht në një showroom në Manhattan por pavarsisht kësaj, menaxheri i këtij projekti tregon se provat që mbeten për t’u bërë janë të shumta dhe do të duhet shumë kohë para së motorri të bëhet vërtet pjesë e tregut dhe të nxirret në showroomet e Harly-t për shitje.

Menaxheri i projektit dhe njëkohësisht dhe shef i Marketingut tregon se ndryshimi i motorrit nuk e bën të jetë një Harly ndryshe, pavarsisht se zhurma nuk është e njëjtë ai sërisht ka emocion, karakter dhe mbetet një stil jete për të gjithë përdoruesit e markës së tyre. Ai shprehet se ata vetëm po i shtojnë elementë, nuk po e ndryshojnë atë në një diçka tjetër.
Tregu që synonte Harly-Davidson ka qenë përgjithësisht për burra të bardhë, të moshës së mesme, por vitet e fundit ata janë shtrirë dhe tek të rinjtë, femrat, Afrikano-Amerikanët, Hispanikët dhe tregjet ndërkombëtare dhe me krijimin e motorrit të ri LiveWire apo dhe modeleve të tjera synojnë ta zgjerojnë tregun akoma dhe më shumë. Megjithatë ata mendojnë se është ende herët për të përcaktuar specifikisht kush do të jenë përdoruesit e motorrit të ri.

Ata gjithashtu kanë preferuar të mos prononcohet rreth një çmimi paraprak të produktit të tyre më të fundit, pasi mendojnë se nuk është kjo pjesa më e rëndësishme për ata që pretendonë të blejnë një motorr të tillë, para vlerës dhe imazhit që përcjell marka e tyre.  

Redaksia Online
(Suada.B/Shqiptarja.com)