‘Harroi’ se kishte apartament 129 mijë €, shkarkohet gjyqtari

‘Harroi’ se kishte apartament 129 mijë €, shkarkohet gjyqtari

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, organi fundor i Vetingut, ka vendosur të shkarkojë përfundimisht nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Artan Lazajn, me argumentin se ka në pronësi pasuri më të mëdha nga sa mund të justifikojë ligjërisht. Fillimisht, Kolegji ka vendosur të rrëzojë si të paligjshëm vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, për shkarkimin nga detyra të Lazajt, për shkak se e njëjta trupë gjykuese e KPK kishte shqyrtuar dhe rrëzuar kërkesën e gjyqtarit për përjashtimin e anëtares së trupit gjykues Brunilda Bekteshi, njëkohësisht kryesuese. Por, me po të njëjtin vendim, Kolegji ka vendosur të shkarkojë Lazajn nga detyra. Një nga arsyet e shkarkimit ka të bëjë me një apartament me sipërfaqe 158,1 m2, blerë në vitin 2010, me vlerë 129.000 euro. Gjyqtari i shkarkuar e nuk e deklaruar këtë apartament në vitin 2010, por vetëm në vitin 2011 dhe me vlerë 120 mijë euro.

Ndërkohë, në deklaratën tjetër të pasurisë për llogari të Vetingut, Lazaj e ka deklaruar apartamentin me vlerë 129.000 euro dhe me pjesë takuese ¼. Për këtë pasuri, Artan Lazaj ka pretenduar se apartamentin me sipërfaqe 158,1 m2 nuk e ka deklaruar në vitin 2010 për arsye të harresës. Pra, sipas tij, ka harruar ta deklarojë. Ai ka shtuar se vlera 120.000 euro e deklaruar në vitin 2011 përfaqëson vlerën e rënë dakord fillimisht me shoqërinë, ndërsa më vonë kanë rënë dakord që kjo shoqëri të kryente dhe mobilimin e apartamentit duke çuar në vlerën përfundimtare prej 129.000 eurosh, sa është deklaruar në deklaratën e pasurisë për Vetingun. Lazaj ka pretenduar se në vitin 2011 ka deklaruar pjesën takuese 100% të këtij apartamenti, ndërsa në deklaratën e pasurisë së rivlerësimit ka deklaruar 25%, sepse familja e tij përbëhet nga katër anëtarë, me të cilët ai ndan në mënyrë të barabartë çdo pasuri të paluajtshme e të luajtshme.   

Arsyetimi i Kolegjit   
Trupi gjykues i Kolegjit të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Albana Shtylla relatore dhe anëtarë Ardian Hajdari, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz, ka dalë në konkluzionin se Artan Lazaj ka kryer deklarim të pamjaftueshëm dhe se nuk ka deklaruar burimin e krijimit të këtij apartamenti në deklaratën e pasurisë për Vetingun, ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm në deklaratën periodike të pasurisë së vitit 2010, ka kryer deklarim të pasaktë në vitin 2011 për vlerën e apartamentit si dhe ka pasur mungesë burimesh financiare të ligjshme për të paguar detyrimet ndaj shoqërisë për blerjen e apartamentit.

Pasuritë e tjera
Një tjetër problem në lidhje me pasurinë e gjyqtarit Artan Lazajt ka të bëjë me mosdeklarimin e krijimit të 1 mijë m2 tokë në Himarë. Lazaj ka pretenduar se gjetjet e Komisionit për këtë pasuri nuk janë të drejta, pasi në deklaratën e rivlerësimit, mosdeklarimi i burimit ka qenë neglizhencë nga ana e tij, por burimi i të ardhurave është tërësisht i justifikuar nga të ardhurat familjare. Por, Kolegji i Apelimit ka dalë në konkluzionin se nuk ka shpjeguar bindshëm burimin e ligjshëm të krijimit të pasurisë tokë me sipërfaqe 1.000 m2, ka kryer deklarim të pamjaftueshëm si dhe ka kryer deklarim të pasaktë në deklaratën periodike të pasurisë së vitit 2013.

Lapsus me çmimin e një apartamenti tjetër   
Artan Lazaj ka blerë një apartament me sipërfaqe 120 m2 në Tiranë, në vitin 2004, me vlerë në kontratë 4 000 000 lekë. Por, ka deklaruar se ka blerë 55 mijë euro. Në vitin 2010, apartamentin e ka shitur për 90 mijë euro. Lazaj ka pretenduar se gjetjet e Komisionit në lidhje me këtë ish-pasuri, nuk janë të drejta, pasi për datën e kontratës së blerjes ka kryer gabim material, ndërsa deklarimi i vlerës së blerjes 55.000 euro në vitin 2004 është lapsus i tij, pasi ka deklaruar vlerën e tregut dhe jo të blerjes. Subjekti pretendon se ky apartament është shitur në vlerën 90.000 euro te shtetasit S.A. dhe N.A. Kolegji i Apelimit ka dalë në konkluzionin se gjyqtari ka kryer deklarim të pasaktë në deklaratën e pasurisë së rivlerësimit 2017 në lidhje me datën e kontratës së shitjes dhe çmimin e shitjes së këtij apartamenti, ka kryer deklarim të pasaktë në deklaratën periodike të pasurisë në vitin 2004 në lidhje me çmimin e blerjes së apartamentit, ka nënshkruar në vitin 2010 një kontratë të dytë shitblerjeje, fiktive për këtë apartament si dhe ka pasur mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të krijuar këtë pasuri.

Dy pasuri të tjera
Artan Lazaj nuk ka deklaruar se pronësinë e pjesshme të bashkëshortes së tij në një apartament prej 83 m2, i shitur më pas. Kolegji ka arritur në përfundimin se Lazaj dhe personi i lidhur ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për masën e pjesës takuese dhe për të ardhurat e përfituara nga shitja e këtij apartamenti. Gjithashtu, gjyqtari Lazaj, në vitin 2003, ka deklaruar apartament me pjesë takuese 50%, në Vlorë, me vlerë zero lekë, ndërkohë që nga verifikimi i KPK rezultoi se ky apartament është shitur që në vitin 2001, me palë shitëse: L. L., K. L. dhe Artan Lazaj, me çmim shitjeje 1.000.000 lekë. Lazaj ka pohuar se deklarimet e tij për këtë pasuri janë të gabuara, lapsuse, por jo të rreme dhe të qëllimshme. Por, Kolegji ka konstatuar se gjyqtari ka kryer deklarim të pasaktë në deklaratën e pasurisë së vitit 2003 për të drejtat reale mbi këtë apartament.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • veting: 04/04/2019 11:44

    cpo kenaqemi me keta, e lane portokalline dhe ermalin pash... shume pas

    Përgjigju
  • Ironiku: 04/04/2019 10:41

    Po gje e vogel atq.. Harron njeriu i varfer nganjer, gje normale ca jane 124 mije euro apartment dhe ndonje toke andej nga deti. Te tjeret po harrojne pallatet apo vilat neper Evrope ju mereni me kete varfanjakun.. :)

    Përgjigju
  • Kritik: 04/04/2019 09:01

    Kane kaq shume prona sa si mbajne mend, uuuuuu pika. 1000m katror toke, 140m katror apartament i paska harruar ky zotnia. Po ktyre eshte tu a sekuestrosh te gjitha ore. Pas SPAK ne burg te hyjne kta qe kan nxjerre lloj lloj krimineli nga burgu

    Përgjigju
  • Jani: 04/04/2019 08:00

    Shpotru hajdut SPAK KU JE SEKUESTROJA KROMINELEVE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja