Harta e re Gjyqësore, avokatët në 'Report Tv', Kalaja: Produkt i dështimit të sistemit! Beqiri: Sot dorështrirët kanë marrë dënimin e duhur

Në një kohë kur është paraqitur një Hartë e re Gjyqsore për të shkrirjen e gjykatave avokatja Adriana Kalaja e ftuar në Report Tve ka cilësuar si një eufori për të hyrë në sistemin gjyqësor. Sipas saj kemi të bëjmë me një reformë të dështuar madje Gjykata e Tiranës e cila ka peshën më të lartë po shkon drejt kolapsit.

'Ngushtimi  i numrit të gjykatave cenon interesin e publikut sepse heq aksesin e çdo individi në qytetin e tij që mund të ketë karakter emergjent.

Unë mendoj se nuk është bërë një analizë e plotë, ndodhi nga nxitimi nga euforia, nga euforia për të hyrë në sistemin gjyqësor. Reforma e drejtësisë ka dështuar. Nuk ka mundësi për tu pajisur vakancat me magjistratë. Sot që ne flasim Gjykata e Tiranës që ka peshën më të lartë po shkon drejt kolapsit. Nëse para 4-5 kishim drejtësi me probleme sot kemi drejtësi të dështuar.

A ka mundësi që ne të flasim për cilësi kur gjyqtari dikur kishte 150 dosje sot ka 1300 dosje?

Përsa kohë ne bëjmë një marrëveshje politike për të hyrë në kushtetutë pse su bë një për të zgjidhur vakancat?

Kjo u bë sepse sot nuk ka gjyqtarë për të plotësuar vendet vakante dhe në këtë kuadër unë i them kryetares është njësoj sikur të themi do mbyllim spitalet se s'kemi mjekë.'- tha Kalaja në Report Tv

Nga ana tjetër teksa avokatja mbajti qëndrimin se reforma ka dështuar, për avokatin Idajet Beqiri është reforma ajo që po i ofron sistemit një esencë, pra përmbajtje.

'Nuk ka dështuar aspak, është reforma që po i ofron sistemit përmbajtje. Sot dorështrirët e kanë marrë dënimin e duhur, por në gjykatë nuk venë më sekserët që të bëjnë hesapexhiun siç është degjeneruar ai proces i dhënies së drejtësisë. E përgjithshmja është pozitive por problemi është se po vonojnë dhënien e drejtësisë, e kanë zgjatur si proces.'- tha Beqiri

Në 'Studio Live' me gazetarin Arbër Hitaj, Kalaja në Report Tv tha se harta e re gjyqësore është një produkt i dështimit të sistemit.

'Harta e re gjyqsore është thjesht pasoja e të zbatuarit keq, nuk kam asgjë për ligjin e Vettingut. Produkt i dështimit të sistemit.'- tha Kalaja.

Harta e re gjyqësore prej ditësh ka sjellë diskutime dhe reagime mes avokatëve. Dhoma e Avokatisë vendosi bojkot të të gjithë seancave të gjyqësorit për 4 ditë (14-17 qershor), ndërsa kundër kanë dalë avokatët penalistë që shkojnë në seanca sepse mendojnë që çështja duhet të shkojë në Gjykatën e Kushtetuese për të kundërshtuar KLGJ.  Report Tv ka siguruar relacionin e Këshillit të Lartë Gjyqësor i cili shpjegon se për të arritur në draftin me 13 gjykata të shkallës së parë nga 22 dhe në një apel nga 6 që kishte më parë ata kanë marrë modelet, Daneze, Portugeze, Suedeze, Holandeze dhe modelin e Moldavisë, por për Haxhinë, kjo është të gënjesh veten, pasi nuk mund të merren këto shembuj dhe të impementohen në Shqipëri.

Çfarë parashikon harta e re gjyqësore
Report Tv mëson se Ministria e Drejtësisë ka dhënë dakordësinë për hartën e re ku nga 22 gjykata të shkallës së parë bëhen 13 dhe nga 6 Apele bëhet 1. Brenda pak ditësh, kjo hartë do të shkojë në qeveri për miratim. 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Ky ishte përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit. I vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është shtimi i një gjykate të shkallës së parë në Sarandë që me propozimin e kaluar ishte hequr. KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat e shkallës së parë në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pagoi Nuredin Dumanin që t'i vriste gruan, Prokuroria kërkon 6 vite e 6 muaj burg për ish avokatin Alban Bengasi

Pagoi Nuredin Dumanin që t'i vriste gruan, Prokuroria kërkon 6 vite e 6 muaj burg për ish avokatin Alban Bengasi