Haxhia e ka pohuar këtë lajm dhe ka thënë se vendimi ka ardhur pas lobimit të qeverisë shqiptare pranë asaj turke.
Tani fjala e fundit i takon Ministrisë turke të Drejtësisë.
Në reagimin e tij për Report TV, Haxhia shprehet: “Sot më erdhi nëpermjet avokatit vendimi i gjykatës së lartë turke ku vendoset ekstradimi im ne Shqiperi, pritet vendimi i Ministrise se drejtesise turke per zbatimin e ketij vendimi, por fakti se pas nje maratone 12 vjeçare ky vendim jepet pikrisht ne kete kohe, tregon se eshte nje vendim i marre me ane të lobimit te qeverisë shqiptare te qeveria turke. Si duket qeveria shqiptare e cila se bashku me zotin Lu arriten te kapin ''peshqit e medhenj '' te korrupsıonit e krimit, radha me erdhi mua si shkatari i te gjitha fatkeqsive qe kane ndodhur keto 27 vjet tranzıcıon, por dua te shtoj se une nuk i kam ikur asnjehere drejtesise dhe jam gati te ballafaqohem ne gjykate me ata qe jane krimenelet e vertet te ketij vendi dhe nxjerrsit ne prite te perdhunuesit, Azem Hajdari”.
s.k/Shqiptarja.com





