Hec-et do jepen vetëm me koncesion, jo me firmë ministri! Duraj: Jo më oferta të pakërkuara! Braçe:S’duhet të lejohen më

Të gjitha hidrocentralet që do të ndërtohen në vend, pavarësisht madhësisë së tyre do të jepen me koncesion. Deri më tani hidrocentralet deri në 2 megavat, pas aplikimit që bëhet në Ministri të Energjisë, miratohen me firmë të ministrit, dhe nuk i nënshtrohen garës siç ndodh për projektet që janë objekt i ligjit të koncesioneve. Ky propozim i bërë nga deputeti i PS-së Laert Duraj, që ndryshon ligjin për Koncesionet dhe PPP-të, mori dritën jeshile në Komisionet parlamentare.

Ndryshe nga sa parashikon ligji aktual, Duraj sqaroi se nuk do të pranohet asnjë ofertë e pakërkuar për ndërtimin e HEC-eve në vend. Deri më tani nga ofertat që vinin si propozim i pa kërkuar, pra projekt i iniciuar nga privati dhe jo nga shteti janë të përjashtuara prej vitit 2019 vetëm projektet rrugore.

Por për deputetin socialist Erion Braçe, nuk duhet të lejohet më ndërtimi i asnjë hidrocentrali në vend.

“Ne do të përballemi shumë shpejt me problemin e ujit. Ky vend ka boll hidrocentrale dhe vepra energjetike të vogla që shfrytëzojnë çdo rrëke uji, që duhet për të mbajtur bujqësinë gjallë. Këto HEC-e të dalin fare nga ligji i koncesioneve, vendi s’ka më nevojë, më mirë të fokusohemi tek energjia diellore, dhe mos të bëjmë një dëm kolosal si ky me ujin. Të vendoset kufi dhe uji të përdoret për bujqësinë”, tha Erion Braçe.

E pranishme në diskutimet që u bënë në komisionin e Ekonomisë, opozita thotë se duhet të fokusohemi tek energjia diellore.

Ndërsa në Komisionin e Ligjeve, deputeti i PD Enkelejd Alibeaj e konsideroj projektligjin si iniciativë të qeverisë dhe jo e deputetit Duraj, dhe sipas tij ligji në tërësi i koncesioneve nuk garanton transparencë dhe llogaridhënie.

Ndërkohë po në komisionin e Ligjeve, u specifikua se çdo deputet që ndërmerr nisma ligjore, duhet të firmos deklaratën që nuk është në konflikt interesi.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Qatip Osmani optimist: Përmbysim Egnatian brenda 90 minutave dhe shkojmë në finalen e Kupës

Qatip Osmani optimist: Përmbysim Egnatian brenda 90 minutave dhe shkojmë në finalen e Kupës