Në vitin 2014 paga mesatare mujore bruto për një të punësuar llogaritet në 45.539 lekë, ndërsa vërehet se ka diferencë mes pagave për burrat ndaj femrave dhe hendeku gjinor arriti 10%.
INSTAT që ka studjuar këtë sektor përcakton se vjet për të punësuarit meshkuj paga mesatare mujore bruto ishte 47.664 lekë dhe për femrat 42.852 lekë, pra burrat kanë paga 10% më të larta se femrat.
Hendeku gjinor në paga ndryshon në varësi të llojit të pronësisë së ndërmarrjes, ku meshkujt e punësuar në ndërmarrjet e huaja merrnin vjet një pagë mesatare mujore bruto më
shumë se dyfish më të lartë se femrat.
Për të punësuarit me pagë në sektorin shtetëror hendeku gjinor në paga është pothuajse i papërfillshëm, me - 1 %.
Në ndërmarrjet private shqiptare hendeku gjinor në paga është 8 %, ndërsa në ndërmarrjet e përbashkëta, 37 %./atsh/
/Shqiptarja.com