Hervin Çuli: Tmerr, një biletë për finalen 1 mijë euro! ‘Vdekshin’ Beyonce e artistët botërorë, kurrë se kapin Big Brother Albania

Hervin Çuli: Tmerr, një biletë për finalen 1 mijë euro! ‘Vdekshin’ Beyonce e artistët botërorë, kurrë se kapin Big Brother Albania

Luiz Ejlli

Tmerr! Tmerr! Tmerr!!! "Migdal Bavel", ekziston! Zanafilla: Albania- BBV! Bileta e BB (e deklaruan ne emision), kushton 1000 euro! Po, po,1000 euro!!! Vdektë inshallah Roberto Alagna, gjeniu i operas sot, që as në Metropolitan se kapi këtë biletë! Vdekte Lev Dodin, regjisori letonez, më i madhi në botë, që i ofroi botës gjithë kulturën e mundshme skenike: edhe ai se kapi kurrë këtë çmim! Vdekshin "Metallica", Bruce Springsteen, Kanye Ëest, Paul Simon; vdekshin inshallah dhe Ariana Grande dhe Beyonce, idhujt e rinisë sotme, kurrë se kapin-BB Albania.

Vdekshim inshallah të gjithë me mua në krye!!! Arritëm ditën që as "Sfinksi" nuk arrin dot t’i mbrojë tempujt e vet. As "Orakulli i Delfit", me gjithë Apolonnin e soj e sorollop se vrau dot gjarprin Pyton! Tmerr:- as vetë Jezusi nuk e parashikoi dot se "puthja e Judës" ishte "puthja e Arbanës"!!!...

Leonardo da Vinci po lëviz në varr! Kam përshtypjen po të mbledhësh klikimet e Kiares dhe Efit kalon dhe çmimin aktual te "Gioconda". Ndërkohë Ermonela Jaho u sfumua nën afshet e Maestros. As e rruajti njeri për kurset e saj kur erdhi Shqipëri. Ndonjë shkrim i mjerë tek-tuk, kaq!

Art- Kultura është nen putrën e madhe të pushtetit të "Dajës". Ndërkohë, edhe ai vete paradoksalisht se kap dot çmimin 1000 euro nata! Por "Daja" është rehat! Kur ke sindromën e "Caligula", të malanzhuar (përzierë) me talentin aktual tallavane, normal që të shijon! Ai është i lumtur! Unë po! Populli, po e po! Rëndësi ka fitorja! Iku, mbaroi! Kiara dhe Luizi: REOLUCION!

Ndofta ata një dite, si kanë ardhur kohët, e rrëzojnë "Dajën", edhe pse e kanë aleat! Unë kam besim! Ndofta na fusin në një rrugë të re të historisë! Rroftë "Kulla e Babelit". Chapeau, BB!...

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dea: 03/05/2023 16:31

    Shqiptaret jane kokebosh.Populli im mjeran analfabet

    Përgjigju
  • Xhoni: 03/05/2023 11:48

    Po s’jemi te gjithe barbona, ka dhe njerez qe kane pasuri, asete, biznese, real estate, jane investitor ne kompani bono thesari. 1000 euro sjane asgje per dike qe fiton 100000 euro ne vit, pastaj biletat perfshijne spektaklin edhe afterpartyn me pijet ushqimin , viziten brenda shtepise dhe mundesi me taku nga afaer dhe bere foto me banoret e dashur si Luizi etj Mos u beni cinik se ju jeni te njejtet qe hidhni nga 1000 euro kot neper dasma ti marri orkestra! Jeni thjesht cmirusha

    Përgjigju
  • leo: 03/05/2023 10:02

    vetem luiz ejlli ben qe te shiten keto bileta kaq shtrenjt ndryshe as ne televizor nuk do e shihnim.

    Përgjigju
  • Njoni: 03/05/2023 09:47

    Dhe qahen se skemi u shuft fara idiot €1000 bileta dhe na shikoni në refugjatet qe vijm nga angli sikur zbresim naj planet tjeter eikemi xhepat vetem per ju në punojn nga12 ore në dite e nuk ka shance ta paguajm biletet €1000 . 20 mijlek e kemi fuqin ta paguajm ca bohet Keshtu me dak popull Pa vlere per ca perte pate nje kumarxhi nga shkodra.

    Përgjigju
    • Bec: 03/05/2023 11:04

      Ka njerez qe kan lek dhe i pagujn.Un skam dhe nuk vej ti paguaj aq.Qejfi han kumbulla te tharta.skam pse gjykoj te tjeret.

  • Big Brother Vip: 03/05/2023 07:42

    Kot qahen shqiptaret sepse jane te varfer derisa blejne bileten 1000 euro?!

    Përgjigju
    • Meri: 03/05/2023 11:37

      Të qarët e kan ves,para kan por...,nuk kan kokë.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar