Përfaqësues të SPAK ndodhen në Romë të Italisë, në një vizitë pune ditën e sotme, ku 'Report Tv' mëson se do të diskutohet për hetimet e përbashkëta në lidhje me antimafjen, trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Në takim janë të pranishëm edhe dy prokurorët që hetuan dosjen 'Shpirti', Dritan Prençi dhe Vladimir Mara. Po ashtu i pranishëm është edhe zv.drejtuesii SPAK, Altin Dumani dhe Klodian Braho, ky i fundit hetoi edhe dosjen e ish-zv.ministres së Mbrojtjes, Rovena Vodës.
Kujtojmë se SPAK ka qenë shumë aktiv javët e fundit, ku faktuar një sërë aktivitetesh kriminale dhe janë arrestuar edhe zyrtarë e ish-zyrtarë në ved. Si fillim në “rrjetën” e SPAK ra kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe i akuzuat për shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderët.
Më pas ishte operacioni në Ministrinë e Brendshme ku u arrestuan zyrtarë dhe ish-zyrtarë për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit dhe së fundmi lënia në arrest shtëpia te ish-zv. ministres së Brendshme, Rovena Voda e cila në këmbim të një vendi pune mori 2 mijë euro, celular dhe një arkë me peshk.
Ndërkohë, kreu i këtij institucioni, Arben Kraja ka paralajmëruar se ky është vetëm fillimi.