Hetimi, Spahiu çon Berishën
në Gjykatën Kushtetuese

Hetimi, Spahiu çon Berishën<br />në Gjykatën Kushtetuese
TIRANË – Zëvendëskryetari i KLD, Kreshnik Spahiu deklaroi sot se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me ligjshmërinë e hetimit që ka nisur ndaj tij mazhoranca kuvendore. Në konferencën për shtyp në selinë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Spahiu tha se nisma e demokratëve është në shkelje të hapur të ligjit themeltar të shtetit.
“Në Kushtetutë në asnjë rast nuk parashikohet shkarkimi i nënkryetarit të KLD dhe anëtarëve. Nenet për shkarkim janë për Avokatin e Popullit, deputetët, presidenti, KLSH etj por jo për KLD. Së dyti, as arsyeja e shkarkimit nuk është në Kushtetutë. Deklarata se numri dy i KLD ka abuzuar me kopetencat e postit që mban është një arsye e sajuar pasi ekziston vetëm për gjyqtarin dhe jo për KLD”, tha Spahiu.
Ai për herë të parë pohoi se kishte planifikuar të jeptë dorëheqjen pas përfshirjes në Aleancën Kuq e Zi.
“Por, në kushtet e këtij presioni nuk e bëj atë, sepse kjo nuk është çështje personale. Qeveria shtrin dorën dhe kërkon shkarkim politik të një titullari dhe ka përplasje mes dy pushteteve. Ata kanë frikë nga e vërteta ndaj shajnë dhe denigorjnë. Dhe prej një viti shajnë dhe denigrojnë”, deklaroi mes të tjerash zv.kryetari i KLD. Ndaj, ai lajmëroi se bashkë me këshilltarët ka vendosur të çojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese pikërisht vendimin e demokratëve për ta hetuar e më pas shkarkuar.
"Unë tashmë prej ditës së sotme do t’i drejtohet gjykatës Kushtetuese me një kërkesë zyrtare për të vleresuar kushtetueshmërinë e komisionit që propozohet të ngrihet për shkarkimin tim, i cili sigurisht me arrogancë do të bëjë të pamundurën për t’ia arritur qëllimit, duke shkelur, përdhosur dhe denigruar rënde imazhin e Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve, duke rrënuar dhe futur në llogoret e kontrollit të pushtetit qëndror sistemin e drejtësisë, duke bërë si rëndomtë jemi mësuar të shohim rolin e të fortit me themelet e shtetit të së drejtës", tha ai.

INCIDENTI ME RUSMALIN
“Arroganca politike e përdorur, jo ndaj meje, por ndaj një titullari të lartë të shtetit shqiptar ishte evidente, deri në anomali logjike ku u thirrën rojet e sigurë për të nxjerr përjasht Zëvëndëskryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kjo sigurisht është një ngjarjë shumë e rëndë dhe e paprecedentë në historinë e parlamentarizmit dhe të drejtësisë e cila tashmë ndodhet në udhëkryqin më të madh, nën presionin dhe sulmin më frontal se kurrë më parë”, komentoi Spahiu pak orë pasi është nxjerrë jashtë nga ambjentet e Kuvendit.



ARGUMENTIMET PËR SHKELJE TË KUSHTETUTËS
1. Në Kushtetuten e Republikës së Shqipërisë në asnjë rast nuk parashikohet shkarkimi I Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe as i anetarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
2. Nenet e Kushtetutës për të cilat Kuvendi ngre komision hetimor për shkarkimin e zyrtarëve të larte janë të parashikuar: neni 62 Avokati i Popullit, neni 73 deputetët, 90/2 Presidenti i Republikëa, neni 128 anëtari i Gjykatës Kushtetuese, neni 149 Prokurori I Përgjithshëm dhe neni 162 Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Pra, në asnjë rast dhe në asnje nen nuk flitet për zëvendëskryetarin e KLD apo anëtarin e KLD.
3. Shkaku në bazë të cilit është kërkuar nisja e procedura të shkarkimit nuk përbën një shkak të parashikuar në Kushtetutë ashtu si kërkon “Neni 114/1 i Rregullores së Kuvendit. Argumentimi për shkarkim duke supozuar se ka kryer akte e sjelleje që diskretitojnë rëndë pozitën dhe postin e lartë kushtetues të zëvendëskrytearit te KLD nuk ekziston në Kushtetutë dhe është i sajuar pasi një koncept i tillë ligjor ekziston vetëm për pozitën e gjyqtarit. Është pikërisht kësaj të fundit që i referohet edhe vendimi numër 75 datë 19/04/2002 i Gjykatës Kushtetuese. Ndërmjet këtyre dy pozitave nuk ka asnjë barazi as ligjiore dhe as faktike, e për rrjedhoje nuk mund të interpretohen në funksion të njëra-tjetrës.
4. Në referencë të ligjit 8811 datë 17/05/2001 për “Organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, neni 5 ka të parashikuar papajtueshmërinë e anëtarit të KLD lidhur shprehimisht me: Ushtrimin e detyrës së prokurorit, anëtarit të organeve drejtuese të partive politike, ushtrimit të avokatisë në gjykatat e shkallës së parë dhe apelit.
5. Ligji për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Neni 7 thotë:”Mbarimi i mandatit bëhet kur vërtetohet një nga papajtueshmëritë e parashikuara në neni 5, dhe kjo mbetet një procedurë që duhet vërtetuar vetëm nga Këshillit i Lartë i Drejtëisë i cili deklaron mbarimin e mandatit para afatit.
6. Prej mëse një viti në ushtrimin e detyrës së Zëvendëskryetarit të KLD më është dashur të denoncoj disa mijëra vendime gjyqsore të cilat binin ndesh me parimet kushtetuese për shkak të legjislacionit, për shkak te ligjit të miratuar nga ky parlament në kundershtim të hapur me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Me vendim të gjykatës Kushtetuese u legjitimua e drejta e denoncimeve për këtë fenomen dhe u provua qartë se ky kuvend kishte cënuar rëndë identitetin dhe integritetin kombëtar.
7. Është detyrim i cdo drejtuesi institucioni ta përfshijë institucionin në një frymë patriotike, pasi patriotizmi nuk është lëvizje politike por frymë e cila duhet të mbisundoje gjithë funksionimin e shtetit dhe institucioneve.
8. Është i paprecedentë në 100 vite të shtetit shqiptar, që nga 28 Nentori i 1912, që për shkak të ndjenjave patriotike të persekutohet politikisht titullari i nje institucioni të lartë shtetëror.
9. Kërkesa e vazhdueshme e Kryeministrit në presion të hapur publik dhe politik ndaj meje është rasti i paprecedentë për sistemin parlamentar dhe demokratik, dhe një dhunim i hapur ku një pushtet kërkon të vendosë në kontroll politik pushtetin


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi