Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot kërkesën për pezullimin e tarifave të reja vendosur nga qeveria për licensimin e pikave të karburantit.

Me vendimin nr.970 dt.2 dhejtor 2015 për cdo pikë karburanti që licensohet për herë të parë apo bën rilicensim pagesa bëhet 5 milion lekë nga 100 mijë që ka qenë më parë dhe për cdo karburant në rrethe bëhet 2 milion lekë nga 100 mijë që ka qenë para këtij vendimi.

Padia për shpalljen antikushtetuese të kësaj tarife është bërë nga Unioni i Shoqërive Hidrokarbure të Shqipërisë, ndërsa për kreun e këtij Unioni Fation Veizi për aq kohë sa kjo tarifë do jetë në fuqi do të faturohet mbi qytetarët duke rritur çmimin e cdo litër karburant.

Përfaqësuesi i Unionit, Julian Mërtiri shprehet se me këtë vendim të Kushtetueses, mbetet në fuqi vendimi i Qeverisë për pesëfishimin e taksës.

“Ne përfaqësojmë interesin e 25 kompanive të hidrokarbureve. Me këtë vendim, qeveria ka pesëfishuar taksën dhe ky është një cenim i lirisë ekonomike”.

Pas rrëzimit te kërkesës për pezullim, Gjykata Kushtetuese nisi shqyrtimin në themel të kërkesës.
Unioni shfaqi pretendimet.
“Nga 25 subjekte që ne përfaqësojmë, asnjëri nuk e ka paguar tarifën e re prej 5 milion lekë pasi se përballojmë dot”.

Nga ana e saj Avokatura e Shtetit dhe ministria e Ekonomisë dhe Energjitikës mbrojtën aplikimin e kësaj tarife si një masë që do të ndikojë për standartizimin e një tregu kaotik dhe mbylljen e pikave të cilat ofrojnë shërbim jashtë standartit.

Por ky argument solli debat në seancë midis gjyqtarit kushtetues Vladimir Kristo i cili i kërkoi llogari përfaqësuesve shtetëror se përse në treg qytetarëve ju ofrohet karburant jo cilësor.

Aktualisht në të gjithë vendin ofrojnë shërbime si pika karburanti mbi 1100 njësi tregtare ku 150 prej tyre në territorin e bashkisë tiranë dhe pjesa tjetër në rrethe. Në përfundim të shyqrtimit gjyqësor Kushtetuesja vendosi që vendimin për këtë padi ta shpall brenda muajit nëntor të këtij viti.

(d.b/Shqiptarja.com)