Histori nga jeta/Mashtrimi e drama
familjare pas një KEMP-i të rremë

Histori nga jeta/Mashtrimi e drama<br />familjare pas një KEMP-i të rremë
FIER- Stuhi në opinionet mbi përfituesit nga fondet publike dhe mënyrën e shpërndarjes së tyre. Ende nuk dihet përfituesi i vërtetë i fondeve të dhëna nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dega Fier për 10 vjet në emër të një gruaje  - V.Ll - që gëzon shëndet të mire, si dhe kush e ka bërë shënimin në librezën e punës se ka qënë edhe punonjëse operatore e ISSH-së për një vit.

Paratë janë tërhequr. Por jo nga shtetasja Valentina Llushkaj, e cila rezulton prej 10 vitesh përfituese e një KEMP-i (më saktë, vendim i marrë nga KMCAP – Komision Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë).

dokument
(Dëshmi invaliditeti)

dokument
( Dëshmi invaliditeti)

Kur flet me drejtuesin e ISSH-Fier, Andius Olldashi, rezulton e vërtetë kjo histori në letra, si dhe ajo, që gruas i është ndërprerë trajtimi në 2015-ën se ajo nuk u paraqit në komisionin mjekësor, si dhe po ajo - V.L - ka punuar edhe si operatore, ndaj është paguar.

dokument
(Librezë pune)

Paradoksi është se askush nuk flet për diagnozën e vërtetë të gruas përfituese. Në Prokurori gruaja ka dorëzuar një kallëzim. Po tymnaja e kësaj historie mbi një shërbim nga fondet publike detyron një transparencë më të drejtëpërdrejtë.
 
Gruaja nisi reagimin

Valentina Llushkaj ndihet në pozitë të vështirë teksa flet për historinë e saj të jetës, ku muajt e fundit është përmbysur gjithçka. Nëna që ka rritur katër fëmijë në martesën e saj me Kastriot Llushkajn është ndier e fyer dhe e keqpërdorur, ndërsa ka parë një librezë me emrin e saj si person i paaftë, si dhe një shënim në librezën e punës. Ndërsa ka punuar gjithmonë në “punë të zezë”, herë në një fast-food në qëndër të qytetit dhe herë në një rrobaqepsi në periferi të qytetit. Duke folur me Valentinën, e njohur gjatë një interviste pune, kjo grua e panjohur më kërkoi ta dëgjoja.

Historia si një labirint. Paratë janë tërhequr ndërsa gruaja ndërkohë punonte në të zezë në rrobaqepsi dhe ja dorëzonte rrogën rregullisht të shoqit. Brenda mureve të shtëpisë ka rregulla - thotë ajo - dhe të gjitha lekët i mbante bashkëshorti.

Ne e nisëm jetën në Cakran në kushte të vështira dhe, vit pas viti, duke punuar si shitës në tregun e rrugës, arritëm të rrisim fëmijët tanë, vajzën time nga martesa e parë dhe dy fëmijët nga martesa e tij si i ve. Ishim me fat nga lindja dhe rritja e një djali, fëmija i katërt. Fëmijët janë nga 31 deri 17 vjeç. Tani edhe fëmijët tanë janë nën presion.

Kur e gjeta librezën e pensionit, në fillim kërkova shpjegime. Bashkëshorti ma ktheu se lekët në shtëpi janë përdorur. Dhjetë vjet nuk janë pak … Unë nuk kam tërhequr kurrë lekë. Dhe më pas u stepa pasi në librezën time, përveç 10 vite KEMP, rezulton edhe një vit punë në ISSH Fier. 

dokument
(Librezë pensioni)

dokument
(Libreza e sigurimeve shoqërore)

Ka shkuar disa herë për sqarime, por është përcjellë, duke marrë pas një librezë të rregullt, por pa mësuar asgjë, as për diagnozën dhe as për atë, se çfarë pune ka bërë. Dosja e saj ka emrat e shumë mjekëve, pjesë e komisioneve, më e fundit dr. Merita Alidhima, e cila e ka pritur këto ditë dhe i ka kërkuar të vizitohet në klinikën e saj private përballë ambulancës publike ku punon, pa e kujtuar si paciente KEMP-i, thjesht si një grua që shkon të vizitohet.

Valentina Llushkaj rezulton e shëndetshme në trup me diagnozën e dy trombozave në këmbë në vitet e fundit, kur punonte në fast-food dhe rrobaqepësi, punë “në të zezë”, që ja gjente me njohje i shoqi, Kastrioti, punonjës i ISSH-së.
   
Divorc dhe urdhër mbrojtjeje

Pasi kërkoi sqarime, ajo thotë se i shoqi e kërcënoi, madje edhe një i njohuri i tij, ish-jurist i ISSH-së me licensë avokati, Gazmend Salianji. E kërcënuan se do t’i largonin dhe vajzën e saj nga puna në një repart mekanik nëse ajo vazhdonte të kërkonte sqarime.

Në turrën e dokumentave familjare ajo ka gjetur dëftesa të noterizuara në emrin e babait biologjik të vajzës së saj, si dhe një mori dëshmish paaftësie në emër të fëmijëve. Këtij skandali, bashkëshorti i është përgjigjur me kërkesën për divorc. Deri te nisja e divorcit dhe presioni, Valentina Llushkaj mbetet e paragjykuar dhe e pabesuar në ankesat e saj.

Pas dhunës psikologjike dhe dëmtimit të mjediseve familjare, ajo kërkoi ndihmën e policisë dhe, pas ndërhyrjes së efektivave blu, bashkëshorti hapi në murin e shtëpisë një dalje tjetër.

Në seancat gjyqësore të zgjidhjes së martesës, Valentina Llushkaj tha se donte sqarime dhe jo të ndante bashkëshortin. Donte të dinte se kush ka përfituar në emër të saj dhe a kanë edhe fëmijët ndonjë dosje si ajo. I shoqi e ka fyer në seance, duke e etiketuar si të sëmurë mendore e më tej procesi vazhdon.

Ndërsa gjykata ka lëshuar urdhër mbrojtjeje për Valentina Llushkajn, në vendimin e gjykatës nuk ka asnjë detaj apo situatë konkrete, në katër faqe citim i ligjit kundër dhunës në familje dhe asnjë raport apo të dhënë nga terreni ku jeton familja, e ndarë tashmë në tri shtëpi e në dy banesa, banesa të ngritura nga bashkëshortët Llushkaj e në proces legalizimi.

dokument
( Urdhri i mbrojtjes)

Kallëzimi i Valentina Llushkajt në Prokurori dhe ecejaket e saj në zyra për të gjetur të vërtetën e kanë bërë publike historinë e saj, por jo të vërtetën e një procesi, që le shumë hije dyshimi, kur dhjetëra persona me aftësi të kufizuar janë përjashtuar nga ndihma për shkak të mungesës së fondeve.

Në tajfunin e krijuar nga përpjekjet e saj, përfshihen komisionet mjekësore, ku janë firmosur letra pa u paraqitur gruaja, diagnoza të panjohura, apo ndonjë trajtim me ilaçe. Këto ditë asaj i është thënë se është trajtuar me 2.700 lekë në muaj, para keto, që figurojnë nga viti 2011 deri më 2015 në sistemin postar në emrin e saj, ndërsa vitet e tjera rezultojnë edhe firma në bordero.

Gruaja, nga të intervistuarit sipërmarrës në fast-food dhe rrobaqepësi, rezulton të ketë punuar normalisht në punë, që i janë gjetur asaj me ndërmjetësinë e bashkëshortit, gjatë një periudhe, kur ajo rezulton e paaftë dhe me një diagnozë të rëndë në veshka.

Diagnoza më e fundit është e çuditshme, sipas specialistit në ISSH, ndërkohë që gruaja i është nënshtruar një EKO-je të veshkave dhe rezulton e shëndoshë.

Vajza
Pasi Prokuroria ka marrë kallzimin e saj, ajo pret, madje ka kërkuar dhe një avokate, po me sa duket tarifat e thëna me gojë i janë dukur aq të larta, sa që e kanë stepur, pasi të ardhurat e vetme të familjes së saj tashmë, ku përfshihen vajza e saj dhe djali i vogël, përbëhen vetëm nga rroga mujore e 23-vjeçares, që i kërkoi nënës të zgjidhte mes tyre dhe burrit, babait siç shprehet ajo.

Edhe pse ka mirëkuptuar klimën e ngrysur brenda mureve, ku kurrë nuk dëgjoi të flitej për të ardhmen, ajo ka pranuar deri para dy muajve të dorëzonte rregullisht rrogën e saj babait dhe të marrë vetëm 1.000 lekë në muaj për shpenzimet e saj. Ndërsa tani paguan shpenzimet e energjisë dhe ujit për nënën, veten dhe vëllanë konviktor në një kolegj.

Jetojnë në katin e dytë të një ndërtese, në banesën e ndërtuar me ndihmën e dajave dhe gjyshit të saj. Në katin e parë jeton Kastrioti dhe nënën e merr kohët e fundit nga Cakrani. Ndërsa në vilën e familjes Kastrioti ka vendosur djain e madh.

dokument
(Shtëpia ku banon Valentina Llushkaj)

Tymnaja e një mashtrimi të pabërë publik, të mbuluar ndër shkresa të rregullta, në një dosje që nuk lë hapësira dyshimi, deri në momentin që gruaja ngre zërin dhe thotë se nuk është një person i sëmurë.

Aq më tmerr, që prej dhjetë vitesh…

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë