
Vlora i është shtuar hartës së qyteteve të prekura me koronavirus në Shqipëri. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se bëhet fjalë për një familje, gjyshja 76-vjeç, çifti i bashkëshortëve 69 dhe 50 vjeç dhe djali i tyre 24 vjeç. Mësohet se ata janë infektuar nga djali tjetër i tyre i cili me datën 8 mars kishte mbërritur nga Bergamo, e ndërsa nuk është vetë-karantinuar në shtëpi për 14 ditë, por është nisur drejt Gjermanisë. Deri më tani, djali nuk ka shfaqur shenja klinike të COVID-19. Familja jeton dhe ka një biznes në qendër të Vlorës, dhe po kryhet një hetim epidemologjik për rastet e kontaktet që mund të ketë pasur çifti. Ato u dërguan drejt Tiranës mbrëmjen e djeshme, e ndërsa mëngjesin e sotëm është dezinfektuar zona ku ata kanë jetuar.
Lajmi kryesor:
104 të prekur me koronavirus! Shtohet në hartën e qyteteve të infektuara Vlora dhe Shkodra! 5 të shëruar në total




