104 të prekur me koronavirus! Shtohet në hartën e qyteteve të infektuara Vlora dhe Shkodra! 5 të shëruar në total

TIRANË- Koronavirusi po shton me shpejtësi jo vetëm numrin e rasteve, por po zgjeron dhe hartën e qyteteve ku ka persona të infektuar. Brenda 24 orëve janë konfirmuar 104 të prekur me koronavirus në Shqipëri, nga 45 testime të kryera, teksa ka shkuar në 4 numri i viktimave.

Harta e qyteteve të prekura tashmë është shtrirë edhe në Vlorë me katër të infektuar dhe Shkodër me një rast të ri.  Sa i përket rastit në Vlorë, burime i thanë Shqiptarja.com se bëhet fjalë për një familje që jeton në qendër të qytetit dhe kanë një biznes, çka ekziston rreziku të ketë pasur kontakte me shumë qytetarë që mund t'i kenë infektuar, për këtë arsye u bëhet thirje të gjithë qytetarëve që kanë frekuentuar këtë biznes të vetëkarantinohen për 14 ditë. Ato u sollën me urgjencë drejt Tiranës mbrëmjen e djeshme, e ndërsa mëngjesin e sotëm zona ku jetonte dhe punonte 57-vjeçari me familjen e tij është dezinfektuar. Ndërsa për rastin e Shkodrës, mësohet se ajo është me banim në Tiranë nga ku mendohet të jetë infektuar.

Teksa nga njëra anë shtohen rastet e personave të prekur, nga ana tjetër ka disa shifra optimiste nga Spitali Infektiv në QSUT, ku kanë lënë ditën e sotme spitalin dhe 2 pacientë të tjerë, duke e çuar në 5 numrin e të shëruarve. Në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë sqarohet se 49 pacientë ndodhen aktualisht të shtruar te spitali Infektiv, 3 prej tyre janë në terapi intensive, e ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. 

Në total, që pas konfirmimit të rastit të parë me koronavirus në Shqipëri, më 9 mars, janë kryer 856 janë raste të dyshuara ku rezultuan pozitiv 104 persona të prekur dhe janë regjistruar 4 viktima, 2 prej të cilëve në 10 orët e fundit.

Renditja e qyteteve më të prekura me COVID-19 në Shqipëri
Tiranë 68 qytetarë
Fier 12 qytetarë
Durrës 7 qytetarë
Vlorë 4 qytetarë
Kavajë 3 qytetarë
Korcë 3 qytetarë
Lushnje 2 qytetarë
Elbasan 2 qytetarë
Rrogozhinë  2 qytetarë
Shkodër 1 qytetarë

Shifrat: 856 teste të kryera në total që nga konfirmimi i rastit të parë, 4 viktima, (në Durrës, Lushnje, Kavajë dhe Tiranë). 5 të shëruar, kanë lënë spitalin dhe janë në vetëkarantinim. 104 qytetarë kanë rezultuar pozitiv, 9 prej të cilëve personel mjekësor, një në Durrës (kontakti me viktimën e parë) 8 të tjerë te spitali "Shefqet Ndroqi". 49 pacientë të shtruar tek Infektivi në QSUT. Tirana qyteti më i prekur, me 68 të infektuar. Mosha mesatare e të prekurve 48 vjeç

Në fund, deklarata mbyllet me apelin e Ministrisë së Shëndetësisë për qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe nëse shfaqin simptoma të telefonojnë në numrin e urgjencës 127 ose në linjën e gjelbër 0800 40 40 dhe jo të drejtohen menjëherë në spital.  

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:15
Testet e shpejta për koronavirusin? Bino: Po i marrim në konsideratë, por laboratori mbetet referencë

Silva Bino nga ISHP-ja u shpreh se institucionet shqiptare po marrin në konsideratë futjen e testeve të shpejta që mund të bëhet për të zbuluar nëse një person është i prekur ose jo me koronavirus.

"Në lidhje me testet e shpejta, një pjesë e tyre po vlerësohen, ka një test që është miratuar nga një agjenci në SHBA, kanë të mirat dhe kufizimet e veta. Po merren në konsideratë në bazë të shkallës së vlerësimit, që në vend të kemi ato teste që na sigurojnë cilësinë. Gjykimi klinik dhe epidemologjik është shumë i rëndësishëm, përveç testit. Laboratori i ISHP-së mbetet laboratori i referencës" tha ajo.

Por cfarë është testi i shpejtë? Ndryshe nga tani ku laboratori kërkon më shumë kohë për të nxjerrë përgjigjen e analizave, një agjenci në SHBA ka aprovuar një test të ri për koronavirusin që mund të nxjerrë rezultatin në 45 minuta. Sa i përket mjekëve, Bino tha se "Ka staf mjekësor të izoluar dhe në karantinë, por nuk është i lartë".

Ndërkohë që në Durrës janë vetëm 2 persona në konvaleshencë. "Në Konvaleshencë gjenden vetëm 2 persona. Sa i përket të deportuarave nga Greqia është bërë vlerësimi klinik dhe epidemiologjik dhe disa prej tyre ky kishte dyshime është bërë dhe testimi që kanë rezultuar negativ, dhe janë shpërndarë në vendbanimet e tyre" tha Bino.

Ora 16:03
Silva Bino: Nuk shpërdorojmë testet për ata që kanë frikë, vetëm nëse ke indikacione

Silva Bino u shpreh se testet për koronavirus nuk mund të bëhen për cdo person që ka frikë, por për ata që kanë simptoma. "Spitali "Shefqet Ndroqi" është gati dhe do futet në funksion sa të jetë e nevojshme. Nuk bëjmë pak teste, por bëjmë testet e duhura. Të gjithë personat e dyshuar janë testuar, nuk mendojmë të shpërdorojmë teste për personat që kanë frikë se mund të jenë prekur, por tek personat kanë indikacione për këtë gjë. Qëllimi jonë është rritje e testimit, testimi nuk është mjeti që zgjidh çdo gjë, por izolimi dhe karantina janë mjeti i duhur për luftën e kësaj sëmundje" tha Bino.

Ora 15:54
Viktimat e koronavirusit, Bino e ISHP-së: Arkivoli nuk hapet! Varrimi i përcaktuar me ligj

Përgjegjësja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin i Shëndetit Publik, Silva Bino u shpreh se për personat që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi ka një ligj të veçantë për varrimin. "Sa i përket të vdekurve, që humbin jetën nga sëmundjet infektive ka një ligj të përcaktuar dhe varrimi dhe arkivoli dhe të gjitha merret në bazë të këtij ligji, si psh arkivoli nuk hapet, pra janë disa rregulla të përcaktuara të varrimit" tha Bino.

Ora 15:17
Historia e 4 të infektuarve me COVID-19 në Vlorë/ u infektuan nga djali që u erdhi nga Italia...dy ditë më vonë ai iku në Gjermani

1584973104_2.jpg
Vlora i është shtuar hartës së qyteteve të prekura me koronavirus në Shqipëri. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se bëhet fjalë për një familje, gjyshja 76-vjeç, çifti i bashkëshortëve 69 dhe 50 vjeç dhe djali i tyre 24 vjeç. Mësohet se ata janë infektuar nga djali tjetër i tyre i cili me datën 8 mars kishte mbërritur nga Bergamo, e ndërsa nuk është vetë-karantinuar në shtëpi për 14 ditë, por është nisur drejt Gjermanisë. Deri më tani, djali nuk ka shfaqur shenja klinike të COVID-19. Familja jeton dhe ka një biznes në qendër të Vlorës, dhe po kryhet një hetim epidemologjik për rastet e kontaktet që mund të ketë pasur çifti. Ato u dërguan drejt Tiranës mbrëmjen e djeshme, e ndërsa mëngjesin e sotëm është dezinfektuar zona ku ata kanë jetuar.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selenicë: 23/03/2020 17:08

    Mjerë ne qe jetojme ne Vlore

    Përgjigju
  • Shaban: 23/03/2020 15:36

    700.000 lek gjoke se nuk eshte vetkarantinuar. Edhe familjaret qe kane patur kontat e kane dale ne dyqan duke rrezikuar popullsine te gjobinet.

    Përgjigju
  • vera: 23/03/2020 14:48

    TE SHKARKOHET KOMPLET ZINXJIRI QE MERRET ME KETE PUNE,,,AJO MALOKJA E ISHP ALBANA FICO,,,DHE ZV,MINISTRJA ,AJO PLAKA ME FYTYRE SHTRIGE,,,,,AJO KUR SHKON NE SPITAL I SEMUR NJEREZIT ME FYTYREN E SAJ....

    Përgjigju
    • Delinquenti: 23/03/2020 16:20

      O ZOJE po' mir kto po' I shkarkojm se po' na e deshke ZOTROTE po' desha ene nji menim se qeke tamon zoj gru PO ATIJ QE NA VRAU E MASAKROI 26 VETA NE GERDEC CERE DO TI THUSH TI ZOJE CER TI BOJM..... hik e shif groshen se mos digjet masnej fol ke portale........

    • Tani: 23/03/2020 15:19

      Fyerja është vepër penale, qoftë e bërë privatisht, qoftë e bërë publikisht, qoftë me emrin tënd, qoftë me pseudonim, ndaj duhet të kuptoni që ka ca limite. Siç duhet të kuptoni që nuk është gjithçka fasadë dhe të kemi ca kukulla-barbi që juve t ju pëlqejne estetikisht. Sipërfaqësorët pëlqejnë fasadën, të mençurit thelbin që komunikohet. Dhe mbi të gjitha ju jeni femra dhe mënyra sesi kërkoni që t ju shërbejnë femra të bukura dukeni sikur keni penis, ose jeni lesbike

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë