Historia e rrogave të deputetëve shqiptarë, nga puna pa pagesë në komunizëm, tek rritja me 100% këtë të enjte

Historia e rrogave të deputetëve shqiptarë, nga puna pa pagesë në komunizëm, tek rritja me 100% këtë të enjte

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me shumicë dërmuese votash projekligjin per rritjen e rrogave të funksionarëve të lartë dhe të kategorive të ndryshme të administratës publike. Midis tyre ishte edhe rritja e rrogave të deputetëve dhe ministrave. Ky ishte një vendim i duhur, edhe pse shumë i vonuar dhe i shumëkomentuar. Kush e njeh historinë e rrogave të deputetëve në vendin tonë dhe në botë nuk do të çuditej aspak nga ky vendim i fundit i Kuvendit.

Deri në vitin 1990 deptetët komunistë, gjithsej 250, nuk kishin pagesë fare për punën e deputetit. Ata mblidheshin katër herë në vit me nga dy- tre ditë seancë dhe pastaj ktheheshin në vendin e tyre të punës, ku merrnin rrogën e zakonshme.

Me krijimin e Kuvendit të parë pluralist doli për herë të parë problemi i rrogës së tyre, sepse ata tani do t’i kushtoheshin vetëm punës parlamentre. Pati një debat se sa duhet të ishte rroga e deputetëve dhe ajo që mbahet mend nga ajo kohë ishte një frazë e deputetit të opozitës, profesor Doktor Ylli Vejsiu, dekan i fakultetit Ekonomikm të Universitetit të Tiranës. Duke marrë fjalën në Kuvend për punën e rrogave, ai tha: “Vetëm zogjtë këndojnë pa paguar”. Kjo do të thoshte se deputetët tani nuk do të punonin më “badiava”.

E thënë nga një deputet i opozitës së asaj kohe dhe nga një profesor i ekonomisë, ajo frazë pati efekt te deputetët. Shkurt, u vendos rroga e deputetëve e përshtatshme për kohën dhe kjo rrogë vazhdoi kështu deri në vitin 2000. Kjo rrogë (rreth 30 mijë lekë në muaj) tani nuk e motivonte më punën e deputetit në kushtet e reja të çmimeve. Kryemnistri i asaj kohe Ilir Meta vendosi t’ì rritë me tri herë rrogat e tyre dhe kjo u bë edhe me marrëveshjen e heshtur të opozitës (demokratike). Edhe ata i donin paratë.

Kjo rrogë e re, e vendosur në vitin dymijë, me pak rritje të vogla (aq sa inflacioni) ka vazhduar deri në vendimin e fundit të Kuvendit, pra për më shumë se njëzetë vite e pandryshuar. Ndërkohë, deputetëve gjatë kësaj kohe iu janë hequr makinat e Kuvendit dhe shoferat. Natyrisht qe ata marrin dita dieta për lëvizjet e tyre për shkaqe pune, por rroga mbeti po ajo: rreth 150 mijë lekë në muaj. Nga kjo rrogë deputetit i mbahen rreth 30 mijë lekë për sigurimet shoqërroe dhe shëndetësore, ashtu si të  gjithë punonjësve të tjerë, si dhe për sigurimet shoqërore suplementare, si rroga të larta që janë. Shkurt, “kokoshi” katandisej thelë. Deputetit i mbetej të merrte neto rreth 1100 Euro rrogë në muaj. Dhe kjo për rreth njëzetë vjet rresht. Çfarë çmendurie! Gati - gati sa nuk i kishin shpallur deputetët “vullnetarë të Enverit”, tanimë në kohën e Salës dhe të Edit. Absurditeti shkonte deri aty, sa, me rritjen e tanishme të rrogave, sipas projektit të qeverisë, disa specialistë të ministrive do ta kishin rrohën më të lartë se ato të vetë eprorëve të tyre ministra.  Hajde moral hajde!

Kjo sjellje e qeverive shqiptare ndaj deputetëve dhe ministrave ka qenë pushtëruese dhe ky poshtërim ka ndodhur gjatë më shumë se njëzetë vjetëve, edhe në tetë vitet që ka qenë kryeminsitër Sali Berisha, edhe në dhjetë vjet që është kryeministër Edi Rama. Të dy e kanë lënë deputetin në gjendje të mjeruar, ndoshta për të ulur personaltetin e tij me psikologjinë se “boll e ke edhe atë, se unë ta kam futur emrin në listë si deputet.”

Eshtë e vërtetë se një pjesë e vogël e deputetëve kanë bisnese private dhe rroga mund të mos u hyjë në sy. Por kjo nuk do të thotë se duhet t’i lëshë ata “me bukë e djathë”, për të qenë të nënshtruar. Kjo është asryeja që disa depuetë i lënë mandatet me lehtësi, sapo gjejnë një vend të ri pune, kur shikojnë se çfarë rroga të mjera kanë në Kuvend. U del më mirë të punojnë si gazetarë apo analistë shtypi, ku e kanë rrogën disa herë më të lartë se deputeti e ministri.

Në këtë zhurmë të debatit për rriten e  rrogave të depuetëve dhe minstrave  u ngatërruan me këmbët e tyre edhe dia gazetarë dhe analistë “krejtësisht të pavarur”, përveç varjes së tyre prej qeses me para që marrin çdo muaj nga burime të dyshimta dhe për arsye të dyshimte. Lexuesit tani e dijnë tanimë se këta “analistë” i kanë rrogat deri në 18 milionë  lekë (të vjetra) në muaj nga institucione publike dhe private, për punë që nuk dihet se çfarë janë. Nga mosdija (gjindje pa shkollë, zotni mësues) apo nga morali i ulët e tyre, nxituan ta quajnë “mallkim” rrogën e re të deputetëve, që “mos arrifshin ta hanë ishalla!”

 Këtyre zotërinjve është vendi t’u thuhet të shikojnë më pare moralin e tyre, sa herë dalin nëpër televizione a radio për të bërë moral e pastaj atë të deputetëve. Është e vërtetë që disa deputetë, (ndoshta gjysma e tyre) nuk meritojnë të jenë në atë sallë. Por derisa kanë hyrë atje, ata duhet të trajtohen me dinjitet. Ndonjeri edhe mund t’ia falë shtesën e re të rrogës së tij (siç u shpreh në Kuvend) jetimores së Tiranë, por kjo nuk ia ngre vlerat, përkundrazi, ia ul, e paraqet si hipokrit, sidomos kur këtë e deklaron në Kuvend.

Shumca dërmuese e deputetëve, pa dallim partie, e votuan projektligjin për rritjen e rrogave të tyre, vetëm tre deputetë të opozitës dolën kundër. Edhe në Komisionin e Ekonomisë ishin deputetët e opozitës që e ngritën me forcë këtë problem. Kjo tregon se edhe demagogjia ka një kufi, kur puna nuk mban më. Deputetit jepi atë që i takon dhe deputeti, sipas Kushtetutës, është i katërti në piramdën e pozicioneve shtetrore, pra edhe të rrogave në vend. Më tej kritikoje dhe shaje sa të duash për punën që bën apo që nuk bën.  

Është vendi të thuhet se rrogat e reja të deputetëve nuk do ta varfërojnë popullin shqiptar. Janë gjithsej 160 rroga deputetesh dh ministrash ato të nivelit të lartë. Prej këtyre mund të hiqen nja dyzetë rroga, sepse Kuvendi i Shqipërisë sot nuk ka nevojë të ketë 140 deputetë. Ky numër u vendos nga Kuvendi komunist i vitit 1991, duke e shkurtuar atë nga 250 që ishte deri atëherë. Sot në Shqipëri ka vetëm 2,7 milionë banorë, nga rreth 4 milionë që kishte më 1991. Një deputeti shqiptar praktikisht i bien rreth 10 mijë zgjedhës kur në Itali, Gjermani e gjetkë ky numër është mbi 60 mijë për çdo deputet. Atëherë pse duhet të jetë 140 numri i deputetëve dhe jo 80 apo 100? Kjo ulje e numrit të tyre do ta çonte në zero humbjen nga rritja e rrogave të tanishme.  

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 25/05/2023 22:42

    Turp për qeverinë. Mos i hëngshin këto lekë! Është mundi dhe gjaku i popullit fukara. Pyes Ramën dhe "kërpëratat" e kuvendit: A do jetoni dot një muaj me pagën e pensionistit apo punëtorit të shkretë?! Provojeni të paktën një mua. Pastaj llogaritni milionat tuaja nëse ju dalin apo jo. Haram o plehrat e kombit! Jeni fytyrat më të urryera. Ilace i bëfshin lekët që do merrni që të kujtoni dhimbjen e këtij populli të mjerë. Është bërë Shqipëria si në kohën migjeniane nga zhvillimi i madh mavian. Plehra! Hajdutë! Maskarenj!

    Përgjigju
  • Pyetje: 25/05/2023 19:30

    "Kjo është asryeja që disa depuetë i lënë mandatet me lehtësi, sapo gjejnë një vend të ri pune, kur shikojnë se çfarë rroga të mjera kanë në Kuvend." A keni te dhena konkrete (emra) per keta deputete qe kane lene vendet e punes per arsye te rroges se ulet? Jam dakort me numrin e deputeteve ne kuvend qe duhet shkurtuar ne proporcion me popullaten. Nga ana tjeter nuk eshte normale qe rroga e deputeteve te caktohet nga vete deputetet. Kjo te kujton rastin e bordit te bankes se Shqiperise qe vendoste vete per rrogat e anetareve te bordit. Parate me te cilat njerezit paguajne taksa per buxhetin e shtetit nuk eshte se nenshtetasit i presin me gershere. Per me teper qe kemi nje kaste deputetesh te cilet nuk kane ze te pavarur por jane thjesht kukulla te kryetarit qe i ka vendosur ne liste. Nuk sjellin risi dhe jane te njejtat figura qe perpiqen te riciklohen cdohere qe ka zgjedhje. Per te ardhur keq qe ndryshojne kodin zgjedhor qe listen e deputeteve t'a beje kryetari i partise perkatese. Qe ketu ka marre fund kuptimi i fjales "demokraci" ne vend. Deputetet nuk perfaqesojne me njerezit qe i zgjedhin, por partine dhe kryetarin qe i ka vendosur. Ndaj le te hane buke nga dora e kryetarit te tyre.

    Përgjigju
    • Bukurie: 25/05/2023 21:24

      Deputetet paguheshin mjaft mire, nje dite ne jave po punojne a Nuk asht turp qe deputate e ministra paguhen kaq shume dhe pensionistet me nje pension 90 moj lek te vjeter ne muaji. E neveritshme dhe Kure ? Pas votimeve turp mjer populli per keto politikan qe e perfaqsojne. Me keq Nuk ka ku te shkoje.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?