I verbuar nga xhelozia, dënohet me 15 vite burg shqiptari në Britaninë e Madhe që tentoi të vrasë gruan

I verbuar nga xhelozia, dënohet me 15 vite burg shqiptari në Britaninë e Madhe që tentoi të vrasë gruan

Petrit Zefi

Shqiptari Petrit Zefi, është dënuar me 15 vite burg për tentativë vrasje ndaj bashkëshortes së tij Natalie më 11 nëntor 2023 në qytezën Newquay në Angli.

Një burrë alkoolik, dominues dhe xheloz, Zefi tentoi që të godiste me thikë gruan e tij në sy të vajzës së tyre të vogël.

gjyqin dy-javor u zbuluan detaje tronditëse se si 44-vjeçari Petrit Zefi kishte sulmuar gruan e tij, të cilën e kishte izoluar në banesë dhe nuk i lejonte të mbante as telefon.

Duke u paraqitur sot (e premte, 17 maj) para Gjykatës ‘Truro Crown’ për dënimin, gjyqtari Robert Linford i tha shtetasit shqiptar se nuk kishte dyshim se po të mos ishte ndërhyrja e vajzës së tij dhe shoqes së saj ai do të vriste gruan e tij Natalie, gjatë sulmit të 11 nëntorit të vitit të kaluar.

Shqiptari Petrit Zefi, mbërriti në Angli ilegalisht në vitin 2000. Që prej asaj kohe ai kishte treguar xhelozi të madhe ndaj gruas së tij Natalie, nënë e katër fëmijëve.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla