Dëshmitë nga Onkologjiku/ Historia e Xhemalit, 14 operacione në kokë brenda vitit prej tumorit në lëkurë: Doktori më çoi në klinikën e tij, në pritje të brakiterapisë

“Unë jam bërë gjithsej 14 herë operim”.

Jeta për Xhemal Bardhoshin nuk ka qenë aspak e lehtë, prej 8 vitesh spitalet janë kthyer në makth për të. Brenda një viti 68 vjeçari nga Cërriku iu është nënshtruar 14 operacioneve, të gjitha në kokë, pasi u diagnostikua nga sëmundja e keqe tumorale në lëkurë.

“Pavarësisht se jam me këto fashot e mbuluara po t’i heqësh edhe t’i numërosh do thuash ore Xhemal si je gjallë edhe jep intervistë. Po e jap, vërtetë jam në gjendje të rëndë”.

Historinë e tij për Report Tv, Xhemali vendosi ta rrëfejë pasi shpërtheu skandali i Onkologjikut. 68-vjeçari ishte një prej pacientëve që kishte rënë në duart e mjekut Edmond Gashi, i cili sigurisht e kishte referuar në klinikën e tij private në Astir.

“Rrezet ka kohë, ka një vit që kërkoja ti bëja, po na thonin aparatura nuk punon, kështu që duhet të shkoni ti bëni në spital privat. Ishte e pamundur që unë të prisja aq gjatë, u detyrova pastaj. Erdha te Onkologjiku dhe u takova pa e ditur se kush ishte me Edmond Gashin. I vajta në zyrë edhe i them kështu kështu kam një problem. Edhe ai më thotë dëgjo Xhemal, kjo plagë për momentin rrezet nuk i bëhen këtu tek ne, por unë kam një klinikë private në Astir “Megis”

Në klinikën private të mjekut Gashi, tashmë me masë sigurie nga SPAK, 68 vjeçari vendos të kryejë vetëm biopsinë për të cilën pagoi 30 mijë lekë, pasi kostot ishin të papërballueshme për të nëse do kryente operacionin.

“Doktor i thash unë nuk bëhet fjalë të vij të bëhem operim tek klinika juaj, për arsye se unë jam pensionist dhe (këtu qan) nuk kam mundësi financiare”

Çmimet e kripura në klinikën e Gashit dhe pamundësitë financiare e detyruan 68 vjeçarin të kërkonte një tjetër mundësi, por edhe aty peripecitë nuk morën fund.

“U detyrova të shkoja në spital tjetër privat. Mirë m’ tha do ta lemë 900 mijë lek. Erdha pas 4-5 ditësh, e pa plagën e ke shumë mirë më tha. Dakord. Erdha herën e dytë sikur diçka po ndjeja, s’më dukej mirë. Edhe i them, doktor sikur plaga nuk është mirë. E pash që nuk i erdhi mirë, më tha ti e përcakton sesi është plaga.  Erdhi java e tretë, pastaj e pranoi, po tha kemi pak problem. Edhe do bëhesh sërish operacion, por kësaj radhë nuk do të marrim 1100, por 550 mijë lek. Këtë nuk munda ta pranoja se nuk mundesha nga ana financiare”.

Pasi harxhoi të gjithë lekët që mundi të siguronte nëpër klinikat private, Xhemali u rikthehet sërish vizitave aty ku e nisi, në  QSUT. Para rreth 4 muajve, iu nënshtrua operacionit të 14 nga stafi mjekësor i neurokirurgjisë dhe plastikës.

“Te Neurologjia ishte operacioni i 14 më i vështiri që kam bërë. Nuk mund të them se mbarova punë, se edhe ata më thonë që pas këtij operacioni për 1 muaj duhet të bësh patjetër rreze edhe më thanë që do të transferojmë tek spitali Onkologjik”.

Pasi operacioni shkoi gjithçka mirë, mjekët e përcjellin Xhemalin sërish në Onkologjik për t’iu nënshtruar rrezeve sipas protokollit shëndetësor, por për të moshuarin që po lufton çdo ditë me tumorin shpresa e fundit për të është vendosja në punë e brakiterapisë, që nuk u vendos kurrë në funksion që prej vitit 2021.  

“Pyeta që dje për rrezet, m’ thanë o në fund të korrikut, ose nga mesi i gushtit. Mirëpo ende nuk kam besim se ka kaluar një vit që jo do vihet pas në jave, jo pas një muaji, them me veten time operacionin e 14 e kaluan, pa rreze çdo të bëj. Sepse operacion tjetër më thanë nuk të bëjmë”

Për skandalin e Onkologjikut në hetim nga Prokuroria e Posaccme janë 7 persona, të cilët presin vendimin e drejtësisë, por për Xhemalin sorollatjen dhe vuajtjen prej më shumë se një viti në dyert e spitaleve shqiptare nuk ka drejtësi që e paguan.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mjere e akoma me keq: 29/08/2024 13:44

    Iris e dashur faleminderit.Eshte plotesisht e vertet qe personat qe po futeshin ne dhomen e vizites ishin thjesht paciente qe kishin hallin e tyre por qe e njihnin mjeken se ndryshe nuk do futeshin dhe kjo kuptohej nga biseda qe bene me mjeken.E dyta mjekja nuk fliste ne telefon per problemin tim se te qe ashtu do ti hiqja kapelen kur thone .E verteta eshte pikerisht sic e kam shkruar pike per pike. E sa per analizat ne qytetin tim laboratorin e kam marre koncesionari fhe analiza kush pacient shkon ne poliklinik mund te bej e shumta deri ne daten 10 te cdo muaji dhe kete po ta dha mjeku. Mua personalisht mjekja me vendosi per analiza por me tha do te marim ne ne telef kur te vish por sic thash as me moren e as kane per te me mare ne telef. Po mbyllet viti dhe vizita te mjekja eshte bere qe ne shkurt.Por shyqyr per fatin tim dhe per inat te doktoreshes nuk kisha gje me rendesi.

    Përgjigju
  • Doktori: 13/08/2024 09:26

    Xhemali siç duket nuk ka pasur informacionin e duhur. Duhet të ndiqte protokollin duke filluar nga mjeku i familjes, dermatologu i rrethit, të cilët do ta adresonin atje ku duhej. Qysh në krye të herës ai duhej të paraqitej pranë sherbimit të djegie-plastikës në QSUT për t'iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Aty vendosej nëse duhej të ndiqej ose jo nga shërbimi i onkologjisë. Fatkeqësisht në Shqipëri informacioni shëndetësor merret më parë nga komshiu, se sa nga mjeku i familjes.

    Përgjigju
  • Iris: 13/08/2024 01:39

    /MJERE NE/,ke bere shume mire qe e ke filmuar.Me kete mjeke shikoj disa probleme,ne rradhe te pare te ka intimiduar,per te mos thene qe te ka kercenuar, pse e ke filmuar.Se dyti,ne kohen qe po te vizitonte ,ishte duke folur ne telefon.Nese po bisedonte me kolege per ceshtjen tuaj per te marre nje opinion te dyte per rastin,ose nese e kane marre per konsultim kolege,eshte O.K,ne te kunderten eshte shkelje.Se treti,ju thoni qe disa persona hyne e dolen gjate kohes qe po ju vizitonte juve.Nese nuk ishin staf i klinikes qe lidhej me ceshtjen tuaj,apo qe thjesht jane punonjes spitali qe hyjne e dalin,sepse aty eshte vendi i tyre i punes,eshte O.K,por nese ishin persona si ju,pra jo punonjes klinike,nuk kishin asnje te drejte te hynin ne ambientet ku ju po benit viziten.Kane bere shkelje te rende jo vetem ata,por dhe mjekja nese i ka pranuar.Fakti qe nuk u ndje komfort kur morri vesh qe e filmove flet vete.Kur je korrekt ne pune e veprime e nuk ke asgje per te fshehur,nuk ke pse te ndihesh nervoz si doktoresha juaj.Sa per rregullat e analizave,nuk i di si i keni ne Shqiperi,por ketu ku jetoj,vec regjistrimit ne kompjuter te llojit te analizave qe duhet te besh,t'i dergojne dhe me leter ne shtepi cfare do besh,sa per kohen se kur,i ben ku e kur te duash,mjafton te jene gati para vizites tjeter dhe pastaj po me zarf me poste te dergojne pergjigjet e analizave,listen dhe gramaturat e ilaceve,terapine,keshilla te tjera,por dhe te dhenat per takimin e ardhshem edhe pse i kane te regjistruara ne kompjuterat e spitalit/klinikes.Shqiperia ka ende shume per te mesuar si jane rregullat e /lojes/.

    Përgjigju
  • Mjere ne: 12/08/2024 15:07

    Ne radhe te pare i uroj zoteris sherim e te shkuara me gjithe shpirt se dyti dua tju them dicka qe me ndodhi sot ne qytetin tim me mjeken kardiologe.Shkova ti tregoja dusa analiza qe bera te privati se ne shtet me ka regjistruar mjekja per ti bere analizat qe ne muajin shkurt.Me thane do te marim ne telefon dhe akoma po me marin... dmth as me kane marre dhe as qe kane nderment te me marin. Sot i tregova mjekes analizat sic thash me lart dhe sipas mjekimit qe me kishte dhene mjekja duhet te perserisja analizat pas mjekimit tre mujor per koleseterolin. Mirpo mjekja me tha jooo duhet ti kishe bere analizat pas dy muaj mmjekim gje qe une se dija mirpo mjekja nguli kembe qe te kam thene me arsyetimin qe jua them te gjithe pacienteve. Mbase ma keni thene i drejtohem dhe se mbaj ment une dhe I them qe heren e fundit e regjistrova ne telef viziten per arsyen e vetme qe te kujtoja kdhillat e saj. Ke bere gabim me tha dhe mos e bej me se nuk te vizitoj me tha.Sfola fare dhe ika.Mirpo heren fundit qe jam vizituar te mjkja dhe eshte (mjeke shume e mire) ne fakt, mjekja ne kohen qe po me vizitonte fliste dhe ne telef me koleg a ku di une dhe ne te njejten kohe ne dhomen e vizites hyne e dolen disa vete qe e njihnin me personalisht mjeken dhe me thoni o njerez cfar te beje njeriu cfar te mbaj ment nga kjo vizit, keshtu qe isha e detyruar ta regjistroja ne ate rremuje se skisha rrige tjeter. Si mora leje mjekes gabim mbase pooo e bera fare pa te keq dhe vetem nga halli.Kaq doja vetem te tregoja eksperiencen tim .

    Përgjigju
  • Timi: 12/08/2024 13:26

    Te femijet e tyre i gjetshin kush ka abuzuar me kete dhe shume te tjere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Çfarë është raketa më e fuqishme Oreshnik

Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Çfarë është raketa më e fuqishme Oreshnik