'Historia ime', me disa ministra që çoheshin nga restorantet pa paguar.

'Historia ime', me disa ministra që çoheshin nga restorantet pa paguar.

Foto ilustruese

Ishte viti 2011......
Përballë kryeministrisë ndodhej Bar-Kafe e quajtur “Bulevard”.
Aty mblidheshin rreth orës 14:00 ministrat e qeverisë Berisha dhe diskutonin mbi prokurimet e ditës apo tenderat e javës.
Kuptohet që atje ku ka “mjalt” apo “m...” mblidhen shumë miza apo grenxa. Me pak fjalë në tavolinën e ministrave çdo ditë vinin 2-3 biznesmen të ndryshëm që më pas i ftonin ata të drekonin në restorantet e Tiranës.
Ky ishte ritual i përditshëm dhe përsëritej: 
Ora 14:00 kafe 6-7 ministra apo deputet.
Ora 15:00 drekë peshku të paguar nga biznesmenët e që ndroheshin.
E bukra e kësaj historie ndodhi një ditë hëne.
Miku im i ngushtē deputet por që kurrë nuk u bë ministër atē ditë ju bashkua në ora 14:00 tavolinës nē kafe bulevard. Dikur kishte pasur restorante dhe ishte shumë kavalier në tavolina. 
Mbasi biseduan gjatë ora shkoi 17:00 dhe ministrat nuk po çoheshin për të ngrënë drekë.
Bisedat e ndryshme mbaruan, por ata rrinin 3 orë me sy nga dera e lokalit. 
Tavolinën e pllakosi heshtja dhe uria.
Prisnin tē vinte ndonjë biznesmen dhe ti shoqëronte për të paguar drekën.
Pritën dhe pritën shumë gjatë atë ditë por në fund asnjërit nuk i bëri goja të thonte: 
“A shkojmë për drekë se paguaj unë”
Ora vajti 18:00 dhe ata sharruan për të ngrën dhe u ndanë me njëri-tjetrin pa ngrënë “bukë” atë ditë.
Miku im nuk u befasua aspak.
Kreshnik më tha: Ata janë gati të rrinë 24 orë pa ngrënë, por nga xhepi i tyre mos paguajnë.
Ata kanë miliona, por e kanë tmerr të qerasin apo paguajnë. Thjesht janë të sëmurë mendërisht dhe të fiksuar pas parave”

Mu kujtua kjo histori dje. Tek po prisja në aeroport avionin dhe po shfletoja portalet.
Qeshja me vehten nga debatet dhe komentet e popullit dhe gazetarve, se ministrat shqiptar kishin paguar një darkë në Restorant Nustret në Dubai: (12.000 euro)
Joooo mor miq. Gaboheni.
Ata nuk janë aq të pasur sa të paguajnë dekën në Dubai.
Do lumturohesha nëse do e paguanin nga xhepi i tyre.
Ata janë më të varfër se ju.
Ata edhe sikur Doner Kebab të provonin tek kioskat e Laprakës, sërish do shikonin xhepat e ndonjë biznesmeni që do paguante.
Ata kurrë dhe askund nuk paguajnë.
Populli i thjesht e ka të vështirë ta kuptoj, që ato qënie njerzore që janë mësuar veç të marrin, nuk e fusin asnjë herë dorën në xhep për të paguar.
Ata janē shumë herë më të varfër se ju, sepse ata janë të varfër në shpirt, në mendje, në jetë, në zemër.
Shikojini fytyrat e tyre. 
Ashtu kanë edhe shpirtin

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arber: 11/01/2021 21:10

    sa e sa here kemi pare duke ngrene ministra e kryeministra majtas e djathtas e prape u japim dreka (voten) .seshte e keqja qe hengren ata ne Dubai po ketyre qe kane ngrene para 20 vjetesh pse ua zeme ne fyt ???

    Përgjigju
  • Roni: 11/01/2021 19:33

    Bravo kreshnik,,ti duhej te ishe kryetar i pd se je i ndershem..jo ai pisi basha...

    Përgjigju
  • Një qytetar: 11/01/2021 19:31

    Kjo e Kreshnikut nuk eshte gje fare, Saliu teksa po pinte kafe tek hotel Rogner ne kohen qe ishte km ate dite i kishte qelluar te kishte edhe ditelindjen dhe nga gëzimi i kishte thene qe sot paguaj une se kam dt dhe mos e diskutoni, dhe kur vjen kamarjeri i ncjerr nje 5 mije leke te vjetra dhe i thote qe mbaji ketu cfare eshte porositur dhe kusurin mbaje bakshish, kamarjeri i çuditur por nuk po i fliste dot, dhe ne ate moment njeri nga 7 personat e tavolines ja ben me shenje qe do ti jap une mbasi te largohet Saliu, dhe ashtu beri duke sqaruar dhe kamarjerin se ai nuk ja ka idene se sa kushton nje kafe ne lokal dhe eshte akoma me cmimet e Enverit.

    Përgjigju
  • xXx: 11/01/2021 18:53

    Pse si tregoje deri dje keto historite me ministra ti,apo haje dhe ti dreka...Ta bene mire ata qe te moren me pellemba te çadra,se njerezit si ty pa shtylle kurrizore e moren me qafe kete vend...

    Përgjigju
  • O tej: 11/01/2021 18:15

    O me pelqeve Kreshniku i maleve.

    Përgjigju
    • Bureto: 11/01/2021 19:38

      Ka edhe me keq. Ishte viti 1995. ishim duke pritur avionin e linjes Bolonja-Tirane ne aeroportin e Bolonjes. Duke qene se ishim nje grup te ftuarish jo zyrtar organizuar nga ambasadori Foresti, kishte aty deputete, funksionare te larte ministrish etj. Disa prej tyre kishim marre me vete edhe grate. ne nje nga sallat ku po prisnim kishte edhe tryea me pije dhe fruta. Dikur me zune syte nje sjellje qe me beri shume pershtypje dhe i thom kolegut tim qe ishte anetar i PD, zv.mimnister dhe njeri shume i ndershem.Nga qe shpesh i flisja per aferat e qeverise se saj dhe ky ishte shume skeptik me to, si per ta sfiduar iu drejtova: shiko i thashe! Deputeti F.P bashke me gruan i ishin afruar frigoriferit duke e patur ate mbrapa dhe njeherazi kishin afruar çantat e tyre. gruaja e deputetit diçka me pas deputetit qe te mos dukej, merrte nga frigoriferi ç'te mundte dhe i fuste ne çantene tyre. Pra, edhe pse ishin miq, po vidhnin. Mikut tim zv.minister, nga ajo skene iu prish fytyra, dhe nuk foli. Une e pashe me qesendi por gjithashtu nuk fola. heshtja e te dyve tregonte çdo gje. tani cila eshte me e rende te hash nje dreke apo darke ku paguena mikpritesi apo ta vjedhesh ate.

    • Oho: 11/01/2021 18:50

      Hera e par qe the nje gje te panshme dhe te kendeshme mase u bie avioni inshalla plerave te pafytyr i hedhin dhe ne rrjete bastardet ti bejn karshillek ketij populli

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë