HAGË, 5 qershor /ATSH-AFP/ - Ministri holandez i Financave, Jeroen Dijsselbloem u shpreh optimist për një rizgjedhje në krye të Eurogroupit duke konfirmuar se kishte një mbështetje të gjerë brenda zonës euro.
"Këto muajt e fundit, kam folur me shumë persona në Evropë dhe mendoj se ekziston një mbështetje e gjerë", deklaroi Dijsselbloem, cituar në faqen e internetit të televizionit publik holandez.
Ky laburist 49 vjeç është shprehur optimist përsa i përket një nominimi të ri dhe theksoi se kishte paraqitur zyrtarisht kandidaturën në po të njëjtën ditë me regjistrimin e kandidatëve.
Jeroen Dijsselbloem, që kishte shfaqur disa herë interesin e tij për një mandat të dytë, zëvendësoi luksemburgezin, Jean-Claude Juncker në muajin janar 2013. Mandati i parë përfundon në korrik.
Ministri spanjoll i Financave, Luis de Guindos, veçanërisht mbështetur nga Berlini, njoftoi se do të jetë kandidat./
/ec/