Homazhe/Lamtumirë bilbilit të këngës shkodrane Shyqyri Alushi

Në lamtumirën e fundit, të Shyqyri Alushit, është përzgjedhur për të dëgjuar në sfond, muzika që ai i dhuroi vendlindjes së tij, Shkodrës. Artisti u shua në moshën 84-vjeçare. Në nderim të tij, u mbajtën homazhet në Teartin “Migjeni”. Familjarët, kolegët edhe miqtë e një jete, mes lotëve ishin bërë bashkë për ta përcjellë për në banesën e fundit    

Për bashkëpunëtorët e tij skenë kjo është një humbje e madhe, sepse është larguar nga jeta një ikonë e muzikës shkodrane, që ndonëse artit i dha shumë, mori pak
Sinkrone

“Është një humbje e madhe, që  këngëtari  që ka trashëguar tek breza të tërë artistësh sot përcillet për në banesën e fundit” shprehet dirigjenti Kujtim Alija.

Artistët po vdesin të varfër dhe Shyqyri Alushi ishte shumë i madh për të marrë kaq pak thonë ato me zërin, që dridhet i mbytur nga lotët

“Nga Veriu në Jug kemi qenë bashkë, kudo ai hapi këngën shkodrane, brenda edhe jashtë vendit. Është një humbje e madhe për këngën popullore shkodrane”, thotë Zef Deda.

Shyqyri Alushi do të mbahet mend, si artisti që frymëzoi breza të tërë këngëtaresh, ndërsa ia dedikoi gjithë jetën këngës dhe ahengut shkodran.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë