TIRANË-Një 22-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar në Zall Dajt.

Burime për Report Tv mësojnë se 22-vjeçari me incialet XH.H, sipas familjarëve të tij ka humbur jetën pasi është rrëzuar teksa ishte duke kullotur bagëtit.

Por informacione nga policia, bëjnë me dije se 22-vjeçari mund të ketë humbur jetën nga shkaqe të tjera. Për këtë arsye policia po heton edhe pistën e vrasjes. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com