'Lajthit' Berisha: Më 14 maj votuan fëmijë në moshën 10-vjeçare! Nuk bëj hap prapa, përveç Bashës dhe Alibeajt, ftoj të gjithë deputetët të diskutojmë të ardhmen e PD

Ish kryeministri Sali Berisha ka vijuar të ketë të njëjtën retorikë për humbjen drastike të zgjedhjeve të 14 majit. Berisha përpos se nuk e pranon humbjen, së fundmi nxjerr edhe deklarata të çuditshme për të justifikuar humbjen e tij në zgjedhje. Sali Berisha vijoi duke thënë se angazhimi i të tijëve, është denoncimi i masakrave elektorale, që sipas kreut të Rithemelimit, janë të faktuara me prova, edhe pse asnjë fakt nuk paraqiti para gazetarëve në konferencën e së premtes.

“Kemi paraqitur me video se si në Elbasan, në të paktën 70 përqind të qendrave, operatori ka shkatërruar votimin. Me video. Ky është rezultati kur e bën komisionin 7 me 0, kur voton fëmija 10 vjeç. ...në burgun 313 Shullazi dhe grupi i tij, është lejuar...të kalojë nga kati në kat për të ushtruar terror mbi të burgosurit për të votuar për Erion Veliajn...ata që kanë refuzuar nuk kanë votuar. Janë lejuar të votojnë fëmijë edhe në moshën 10 –vjeçare dhe kjo është e filmuar. Në qendrën e dytë më të madhe të vendit de facto nuk është.”- tha Berisha.

Po ashtu, Berisha thotë se kanë qytetarët kanë votuar më shumë se 1 herë dhe i referohet ndryshe si votimi i shëtitësit.

“Kanë votuar më shumë se 1 herë por te shoqërimi 9 sipas dëshmitarëve okularë dhe më herë se 9 me operatorin. Pra votime me operatorin është tjetër dhe me shëtitësin tjetër. Votimi i shëtitësit është një zgjedhës nga Vora vjen dhe voton në Tiranë. Po në Vorë voton dhe në Tiranë, në Elbasan dhe Durrës. Kjo kërkon hetim. Por këta janë të gjithë të mundshëm të bëjnë këtë gjë, të crrënjosur me këtë adresën, janë të vendosur në apartamente sic ishin..

Po ju rikujtoj pak që në vitin 2001 u gjetën 300 votues nga fabrika që s’kishte as xhama as dritare, banorë të asaj frike, e rikthyen për herë të parë tani, e kanë përdorur atëherë. A do mund ti identifikojmë ne sa? Do analizë do punë”, tha Berisha.

Pavarësisht disfatës së 14 majit, Sali Berisha nuk bën hap prapa. Përveç kësaj, ftoi të gjithë deputetët që të bashkohen në një mbledhje për të diskutuar rreth të ardhmes së PD por përjashton Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn. Sipas tij, ata të dy kanë lidhje me Edi Ramën dhe nuk pranon diskutime me ta. Për situatën Brenda kampit, një rikthim i mundshëm i Lulzim Bashës, pas çeljes së garës për kryetar më 29 korrik nga PD zyrtare, Berisha e quan skenar të kryeministrit Rama.

“Me përjashtim të dy personave që kanë lidhje të tmerrshme me Edi Ramën, me të gjithë deputetët e tjera jam gati që të ketë çdo lloj debati, diskutimi, mirëkuptimi pa përjashtim, sepse ata në moment themelor mbështetën kandidatët e Primareve. De-facto mbështetën statutin e PD. Ky është investim i tyre, nuk ndodhi për Sali Berishën. Investuan në partinë që i përkasin, prandaj ndaj tyre PD është e hapur. Jo që s’bëj një hap mbrapa por bëj një hap para për t’i ftuar ata, Unë i ftoj ata që të diskutojmë dhe të bëjmë më të mirën për PD, opozitën dhe të ardhmen e vendit”, tha ai.

I pyetur nëse është i gatshëm që për hir të bashkimit me këtë pjesë të PD dhe të lëshojë diçka nga pushteti personal, Berisha u shpreh se partia funksionon sipas statutit dhe në bazë të tij do të ketë votëbesim pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 Majit.

“Gjithçka përcaktohet nga anëtarësia e partisë. Ne kemi statutin më demokratik që një parti mund të ketë sot. Unë i qëndroj me korrektesë statutit. Nuk ndërtohet partia në bazë të dëshirave, por në bazë të rregullave”, deklaroi Berisha.

Pas analizës të asaj që e quan farsë zgjedhore, Sali Berisha foli për hapin e radhës.

"Do mbarojmë një herë analizën – pastaj protesta të fuqishme me shqiptarët për rikthimin e votës së lirë", tha Berisha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:43
Berisha kundërshton draftin e propozuar nga Rama pa e lexuar: S’kam asnjë interes! Thikë pas shpine për Kosovën

 

Sali Berisha ka kundërshtuar draft-statutin e propozuar nga Edi Rama për situatën në veri të Kosovës pa e lexuar. Ndonëse burime diplomatike në BE konfirmuan për REL se është tekst serioz, Berisha siç bën zakonisht që kundërshton çdo veprim të Ramës, e ka konsideruar si veprim të Vuçiçit që arrin t’i fusë thikën pas shpine Kosovës përmes ‘vasalit’.

“As që e kam lexuar dhe s’kam asnjë interes. Unë i them atyre që përpiqen të përdorin Ramën vetëm sa komplikoni dhe ndërlikoni më shumë në zgjidhjen e problemit. Çështja e Asociacionit nuk është cështje drafti. Draftin e Ramës e ka bërë dhe e ka shkruar Vuçiçi. Kjo është për t’i thënë Albin Kurtit se as këtë që ka hartuar Tirana nuk e pranon. Kjo është thikë pas shpine që Vuçiç arrin t’i fusë Kosovës nëpërmjet vasalit të vet Edi Rama”, tha Berisha.

Ora 12:42
Berisha: Shullazi te 313 ushtroi format më të egra të presionit, i shkoi kat më kat të dënuarve që të votonin Erion Veliajn

 

Sali Berisha insiston se votat e të burgosurve më 14 maj janë vjedhur. Sipas tij, Emiljano Shullazi ka bërë fushatë në burg për Erion Veliajn.

“Pesudovotim është bërë në burgjet e Shqipërisë. Në burgun 313 ku ndodhen rreth 600 të burgosur, të dënuarve, nga grupi i Shullazit dhe vetë Shullazi u janë bërë format më të egra të presionit. Shullazi dhe grupi i tij në shkelje flagrante të rregullores së burgut është lejuar të kalojë nga kati më kat për të bërë fushatë për Erjon Veliajn.

Të burgosurve u është kërkuar deklaratë, për dinjitetin e tyre kanë refuzuar të votojnë për Erion Veliajn, ata nuk kanë votuar dot. Është një qendër ikonë e zezë e këtyre votimeve. Në listën e zgjedhësve të kësaj qendre ditën e premte ka pasur gjithsej 130 votues. Vetë burgu ka 600. Ditën e votimit kanë votuar 300”, tha Berisha.

Ora 12:34
Berisha: Nuk bëj hap prapa! Përveç Bashës dhe Alibeajt, ftoj të gjithë deputetët të ulen për të diskutuar të ardhmen e PD

 

Pavarësisht disfatës së 14 majit, Sali Berisha nuk bën hap prapa. Përvec kësaj, ftoi të gjithë deputetët që të bashkohen në një mbledhje për të diskutuar rreth të ardhmes së PD por përjashton Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn.

Sipas tij, ata të dy kanë lidhje me Edi Ramën dhe nuk pranon diskutime me ta.

“Me përjashtim të dy personave që kanë lidhje të tmerrshme me Edi Ramën, me të gjithë deputetët e tjera jam gati që të ketë çdo lloj debati, diskutimi, mirëkuptimi pa përjashtim, sepse ata në moment themelor mbështetën kandidatët e Primareve. De-facto mbështetën statutin e PD. Ky është investim i tyre, nuk ndodhi për Sali Berishën. Investuan në partinë që i përkasin, prandaj ndaj tyre PD është e hapur. Jo që s’bëj një hap mbrapa por bëj një hap para për t’i ftuar ata, Unë i ftoj ata që të diskutojmë dhe të bëjmë më të mirën për PD, opozitën dhe të ardhmen e vendit”, tha ai.

I pyetur nëse është i gatshëm që për hir të bashkimit me këtë pjesë të PD dhe të lëshojë diçka nga pushteti personal, Berisha u shpreh se partia funksionon sipas statutit dhe në bazë të tij do të ketë votëbesim pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 Majit.

“Gjithçka përcaktohet nga anëtarësia e partisë. Ne kemi statutin më demokratik që një parti mund të ketë sot. Unë i qëndroj me korrektesë statutit. Nuk ndërtohet partia në bazë të dëshirave, por në bazë të rregullave”, deklaroi Berisha.

Ora 12:30
Berisha: Rusmali është kriminel elektoral, ka urrejtje sepse është shkarkuar për korrupsion

 

Sali Berisha ka sulmuar sërish anëtarin e KAS-it, Ilir Rusmalin duke thënë duke thënë se ai është kriminel elektoral.

“Në një seancë që ka vazhduar gjer në 6 të pasdites, provat filmike të pakundërshtueshme janë paraqitur përpara KAS-it, i cili siç del, kryesohet nga një kriminel i vërtetë elektoral.

Pra, një proces antiligjor i faktuar me dokumente zyrtare, të marrë nga kamerat e qendrave të votimit, faktohet se është zhvilluar në shkelje flagrante të ligjit dhe të fshehtësisë së votës, injorohet nga një person që ka urrejtje në çdo qelizë të trupit të tij sepse është shkarkuar nga zëvendëskryeministër dhe ministër i Drejtësisë për shkak të korrupsionit. Ai nuk meriton, ai e ka vendin aty ku duhet të jetë çdo kriminel elektoral. Ju i keni ndjekur ndoshta dje, nga salla e KAS-it, në çdo qendër votimi, gjatë gjithë ditës, operatorët shkelnin ligjin elektoral, kontrollonin votën e zgjedhësve. Votimi në Elbasan ka kulmuar kur janë lejuar të votojnë edhe fëmijë në moshën 10-vjeçare dhe kjo është e filmuar. Pra, në qendrën e dytë më të madhe të vendit, de facto nuk është votuar”, tha Berisha.

G.MO//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/06/2023 02:09

    Berisha na kujtoi /Qerimin/ pa dashje. Edhe une kam votuar nje here kur kam qene e vogel ne kohen e Xhaxhit,ose me sakte,familjaret e mi,por voten ma dhane mua t'a fusja ne kuti,asnje nga komisioni nuk u ankua atehere,perkundrazi, nje xhaxhi veteran qe ishte ne rradhe per votim, me pergezoi atehere.Me siguri,ketyre 10 vjecareve te sotem te Berishes u kane votuar te afermit,te cilet ua kane dhene femijeve e nipave fletevotimin t'a futin ne kuti,por Sala shikon kudo gogole e sabotatore e komplote,me keq se /Pacienti/ i tij kryesor dikur.

    Përgjigju
  • Jimmy: 09/06/2023 21:10

    pse i beni kaq show ketit kriminelit!ketit i duket vetja se eshte dikushi!!ky pleher eshte bastardi nr 1 i shqiperis qe duhet te ishte zhdukur me koh nga skena politike!maskara i urryer!fuck you berisha!!

    Përgjigju
  • Ledi: 09/06/2023 16:00

    Menja eshte gje madhe.Ka ik robi per te 5

    Përgjigju
  • Papagalli: 09/06/2023 15:15

    Mire qe nuk ka thene qe kane votuar edhe te vdekurit.

    Përgjigju
  • Ndreca: 09/06/2023 12:59

    Pse tash lajthiti ky ? Ky i lajthit ka ken. Edhe alienet kan votu kjo e sigurt.

    Përgjigju
  • gjergji: 09/06/2023 12:48

    Akoma budallalleqet e marrezit e nje plaku budalla do mirremi ne!!!!!!!!

    Përgjigju
  • e drejta: 09/06/2023 12:21

    PASKA RRESHKIT FARE BANDITI berisha...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?