U vetëvra para SPAK, Në kuvend debat për Pal Trashaj, Bardhi: Guvernatori i BSH ka përgjegjësi ligjore! Shalsi: Po e përdorni politikisht! Braçe: Borxhi nuk shlyhet pa u paguar

Ndërsa familjarët i dhanë sot lamtumira e fundit, Pal Trashajn, 63-vjeçarit i cili piu fostoksinë para SPAK ku kishte shkuar për të gjetur drejtësi për mashtrimin me mikrokreditë, vdekja e tij u bë objekt debati në Kuvend. Bardhi tha se Guvernatori Sejko ka përgjegjësi ligjore, ndërsa Braçe iu përgjigj se deputetët s’mund të simulojnë që borxhet të mos paguhen

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur për mikrokreditë në Kuvend, ndërsa u ndal tek rasti i Pal Trashajt.

Më 2 korrik, historiani i njohuri Pal Trashaj piu fostoksinë para SPAK pasi pretendonte se përmbarimi i kishte bllokuar pronat, pavarësisht se e kishte shlyer kredinë që kishte marrë, ndërsa sot është përcjell për në banesën e fundit. 

Bardhi tha se ai nuk është rasti i vetëm, ndërsa përgjegjës bëri Guvernatorinë e Bankës së Shqipërise, i cili sipas tij ka përgjegjësi ligjore.

“Dua të ndalem tek rasti i Pal Trashajt. Nuk mund te heshtim kur ka me mijëra qytetarë që po vuajnë abuzimet nga kompani të miratuara nga Banka e Shqipërisë.  Përgjegjësinë kryesore e ka Banka e Shqipërisë dhe me emër e mbiemër guvernatori i bankës.  Ka përshtatur rregullat e bankës së Shqipërisë sipas interesave të kompanisë. Guvernatori i Bankës së Shqipërise ka përgjegjësi ligjore. Po ne e dimë që ti marrësh shtëpinë dhe pasurinë një familje shqiptare, është njësoj si ti marrësh jetën.  Ata kanë punuar për të pasur një shtëpi dhe e gjen veten nga 700 mijë lekë kredi në 7 milionë lekë. Kjo  nuk është çështje që duhet të na ndaj ne kemi pjekurinë për ti shërbyer këtyre qytetarëve duke evidentuar përgjegjësit e guvernatorit dhe arsyet që e kanë cuar atë që të mos veprojë në kohë, si i ka licensuar këto kompani dhe kur ka vepruar që ti heq licensën. Për këto guvernatori i Bankës do të duhet që të jap llogari në Kuvend. Duhet të hetojmë nëse interesat e kompanive të lidhura me Guvernatorin e Shqipërisë e kane nxitur atë të mos ndërmarrë veprime”, tha ai.

Në replikë ndaj Bardhit, deputeti i PS Eduard Shalsi, tha se nuk mund të përdoret ajo ngjarje për të sulmuar institucionet e pavarura.

"Keqardhje për abuzimin me fjalët. Është këmbanë alarmi ajo qe ka ndodhur në dyert e SPAK dhe shumë prej nesh nuk e bëjnë gjumin e qetë. Por nuk mund të përdoret ngjarja për të sulmuar institucionet e pavarura. Unë po merrem shumë seriozisht me atë rast dhe po grumbulloj të dhëna për atë që ka ndodhur. Nuk mund të akuzojë si bëni ju nga mëngjesi deri në darkë për cilindo. Mos bëni qaramanin, eja kuptoni situiatën dhe mos u bëni edhe specialist të midhjes dhe të peshkut. Nuk bëjë prokurorin dhe s’do ta bëjë kurrë”, tha ai.

Braçe iu përgjigj se deputetët s’mund të simulojnë që borxhet të mos paguhen

Braçe: Gjithkujt i ka dhembur në shpirt ajo që i ka ndodhur Pal Trashajt. Rasti i tij është specifik, ka marrë borxhe në institucione financiare dhe banka. Borxhi nuk shlyhet pa u paguar. Kushdo që merr një borxh duhet të shlyej detyrimin dhe ta paguajë.

Fokusi duhet të qëndrojë te ligji, nuk mund të jetë te interesat politike, apo te interesat e një grushti përmbaruesish bandit, që janë thelbi i këtij procesi që ka ndodhur edhe me zotin Pal Trashaj. Që nga data 31 janar 2023 Trashaj e ka pasur të shuar një kredi, për shkak se e ka shlyer. E gjithë pasuria e tij ka qenë e çliruar nga sekuestro konservative, jo marrje apo tjetërsim prone.  Unë dhe asnjë anëtar tjetër i Komisionit të Financave nuk ka as gruan as fëmijët në Bankën e Shqipërisë.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha sot se 11 përmbaruesit privatë të cilët rezultuan të përfshirë në skemën e mashtrimit me mikrokreditë u është hequr licenca dhe janë kallëzuar pranë prokurorisë.

Lajmi ne perditesim.. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:39
‘11 përmbaruesve privat u është hequr licensa’, Manja: Kush shkel ligjin përballet me drejtësinë

 

11 përmbaruese privat u është hequr licensa dhe janë në ndjekje penale në Prokurorinë e Tiranës pasi janë kapur në shkelje të ligjit.

Këtë e bëri me dije, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, teksa foli sot në Kuvend.

“Ministria e Drejtësisë ka në përgjegjësi përmbarimin privat dhe atë publik pasi këto monitorohen prej nesh. Në 31 maj 2024, 11 përmbaruesve privat u është hequr licenca, përfshirë edhe noter dhe institucione mikrokrediti dhe janë tashmë në ndjekje penale në prokurorinë e Tiranës, ndaj ne do vazhdojmë me të njëjtin intensitet dhe ritëm që kush nga përmbaruesit privat shkel ligjin, do ti denoncojmë në prokurori”, tha ai.

Manja hodhi poshtë akuzat e opozitës se institucionet shtetërore kanë heshtur lidhur me rastin e Pal Trashajt, i cili piu fostoksinë para SPAK pasi pretendonte se përmbarimi i kishte bllokuar pronat.

“Mbrojtja e sistemit bankar është çështje e sigurisë kombëtare dhe duhet te jemi shume të matur kur hedhim baltë mbi sistemin bankar. Edhe mbrojtja e qytetarëve që kanë marr kredi është çështje e rëndësishme dhe ka të bëjë me mbrojtjen e interesit publik. Kush e thotë që institucionet shtetërore kanë heshtur në këtë rast? E thotë politika? Në këtë rast opozita , po ajo këtë detyrë ka”, tha ai.

S.B/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar