'I dashur Fra!...Hidhi një sy dhe na çoni haber...' email-et e biznesmenit të sterilizimit Ilir Rrapaj për Klodian Rjepaj e Ilir Beqajn! Fituesit e koncesionit ishin paracaktuar! U frynë kostot me 56%

Zbardhen detaje të reja lidhur me hetimin për koncesionarin e sterilizimit me vlerë afro 100 mln eurosh për të cilën janë arrestuar ish zv/ ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj si dhe 6 zyrtarë janë nën hetim në gjëndje të lirë.

Sipas SPAK" kontrata koncesionare ka fryrë kostot me 56.4% krahasuar me sektorin publik"

Gjatë hetimeve është sekuestruar posta elektronike e biznesmenit Ilir Rrapaj e mes tyre janë dhe dy emaile që ky i ka dërguar zv/ministrit Klodian Rjepaj në shkurt dhe mars të vitit 2014, përmes së cilave i dërgon dy studime të universitetit të Peruxhias, që u përfshinë më pas në studimin e fizibilitetit.

Në email duket raporti i ngushtë miqësor mes tyre, një raport i cili ka nisur që në auditoret e fakultetit

“I dashur Fra'! Ky është teksti që të paralajmërova, për të cilin Vanesa më shkruante. Hidhi një sy dhe na çoni haber. Shpresoj të të ketë lëshuar sadopak dhimbja e veshit tanimë,” i shkruante Rrapaj zv.ministrit Rjepaj.

Në të njëjtën ditë, më 17 mars 2014, zv.ministri ia pason emailin shefit të tij, ministrit të atëhershëm Ilir Beqaj në emailin zyrtar dhe atë privat.

Fituesit ishin paracaktuar
Në vlerësimin e argumentuar në dosjen prej 348 faqesh, Gjyqtari i GJKKO-së Erjon Bami arsyeton se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në bashkëpunim me personin në hetim, Klodian Rrjepaj e kishin marrë vendimin e dhënies së shërbimit të sterilizimit me koncesion dhe kishin përzgjedhur paraprakisht se kush do ta fitonte këtë koncesion…,” arsyeton gjyqtari Bani, duke shtuar se fituesit e paracaktuar ishin Ilir Rrapaj dhe ortaku i tij shtetasi Italian Umbro Staccini.

Gjithashtu thuhet se 52 ditë para se Ilir Beqja dhe administratori i kompanisë koncesionare “Sani Service” Admir Daca, të firmosnin kontratën koncesionare, Beqaj u ka dërguar një e-mail Klodjan Rrjepaj dhe Milva Ekonomit

“…ju lutem ndiqni me përparësi përgatitjen e kontratave për PPP respektive…”- u shkruan Beqja dy zv/ministrave, datën 11 Tetor 2015, vetëm një muaj pasi Beqja kishte shpallur fitues firmën e mikut të tij, Ilir Rrapaj.

Një E-Mail tjetër, sipas dosjes, që implikon Beqjan në paracaktimin e këtij koncesioni është në datën 26 Tetor 2015, kur ende nuk ishte lidhur kontrata. 
Italiani Umbro Staçini në cilësinë e administratorit të kompanisë “Tecnosanimed” dhe “U.Jet,srl” i shkruan zv/ministrit Klodian Rrjepaj. Ky i fundit këtë e-mail ja përcjell dhe e ve në dijeni ministrin Beqaj i cili  sërish përmes e-mailit ja përcjell përgjigjen Rrjepaj duke i pohuar se:”…pa ardhë përgjigja e Avokatit Shtetit, është shpejt për tu ulur për kontratë me italianët…”. 

Në dosjen e SPAK thuhet se  përmes komunikimeve midis Rrrjepajt dhe Beqajt del qartë se ishin në dijeni të fituesit të koncesionit, pikërisht të njerëzve që ata kishin takuar në Itali dhe më të cilin kishin pasur komunikime të vazhdueshme, duke dalë së bashku jashtë shtetit.

Në vendimin  e gjykatës thuhet: “Nga analiza e të gjitha provave të parë në unitetin e tyre, gjykata çmon se ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj në bashkepunim me personin ne hetim Klodian Rrjepaj e kishin marre vendimin e dhenies me koncesion dhe e kishin zgjedhur paraprakisht se kush do ta fitonte kete koncesion”.

Sipas dosjes së SPAK për hetimet mbi aferën me kompaninë “SaniService”, rezulton që Rjepaj dhe Ilir Rrapaj të jenë miq, që nga koha e studimeve universitare. 
Prokurorët e që po hetojnë koncesionin e sterilizimit kanë informacione të plota, që tregojnë se Rrapaj e Rjepaj përfunduan studimet në Fakultetin e Mjekësisë në 1991-1994. Jo vetëm kaq, pasi në të njëjtat vite ka qenë student i Mjekësisë edhe shtetasi Artan Lleshi, i cili është drejtor ne kompaninë koncesionare “Sani Service”.
Njohjen mes Rrapajt dhe Rjepajt e ka konfirmuar edhe një bashkëstudente e tyre.

Qendra e sterilizimit
Në QSUT në vitit 2010-2011 është inaguruar një qendër sterilizimi, thuhet në dosjen e SPAK. Në vitin 2014 ministri Ilir Beqaj kishte marrë një shkresë nga drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu, sot Ministre e Shëndetësisë,  për ta vënë në punë qendrën pasi kapaciteti i saj, mbulonte 60 mijë ndërhyrje kirurgjikale. Por pavarësisht kësaj, shënohet në dosjen hetimore, ministri i Shëndetësisë atë kohë, Beqaj, që është duke u hetuar, nuk e mori në konsideratë për ta vënë në punë qendrën e sterilizimit, por i hapi dritë jeshile lidhjes së kontratës, partneritet privat dhe publik me një nga miqtë e tij, Ilir Rrapaj dhe një shtetas italian, Umbro Staccini.  

Sipas një auditi të mëvonshëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit, qendra publike e sterilizimit parashikohej të funksiononte me 96 milionë lekë në vit ose gati 5 herë më pak nga vlera prej 558 milionë lekësh që kompania koncesionare faturoi në vitin 2016 për të njëjtin shërbim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:11
Koncesioni i sterilizimit/ Qendra moderne e sterilizimit në QSUT s'u vu asnjë ditë, u amortizua! 25 milionë lekë dëmi!

1692447197_Capture.JPG

Një qendër moderne sterilizimi ishte në QSUT e megjithatë ajo nuk u vu kurrë në funksionim edhe pse Ogerta Manastirliu, atëherë drejtoreshë e QSUT-së informoi ministrin e Shëndetësisë, atëherë Ilir Beqaj.  

Në një memo të datës 26 qershor 2014 që Ogerta Manastirliu ia dërgoi ministrit të atëhershëm Beqaj ku pranohet se reparti qendror i sterilizimit në QSUT ishte teknologji avangardë për procesin e ripërshtatjes së sterilizimit me avull, sterilizimit në të thatë dhe mirëmbatjes dhe ripërpunimit të të gjithë instrumenteve kirurgjikale.

Dhe se kapaciteti i llogaritur i këtij reparti mbulon ripërshatjen e instrumenteve kirurgjikale deri në 60 mijë ndërhyrje kirurgjikale në vit. Ndërkohë që po sipas kësaj memo gjatë vitit 2013 në Shqipëri janë kryer rreth 50, 000 intervente kirurgikale. Kjo do te thote se i perballonte më së miri nevojat e vendit Oendra e Sterilizimit prane QSUT-se. Pavarësisht këtij informacioni Ministri i atëhershëm i Shēndetësisë Ilir Begja në krye të memos ka vendosur shënimin "Dakort! Të vijojmë me procedurat e tjera

Dëmi 25 milionë lekë për 4 vite
Fakti që qendra e sterilizimit u mbajt e kyçur për 4 vjet i shkaktoi shtetit një dëm prej 25 milionë lekësh e llogaritur deri në qershor 2016
“Për gjithë periudhēn 2012-2016 Reparti i Sterelizimit Qendror, nuk është vënë në përdorim për përmbushjen e kërkesave në rritje për sterilizime, si dhe ofrimin e shërbimit me cilësi të lartë.

Vlera e pajisjeve të Repartit të Sterilizimit Oendror të QSUT-së, prej 25.332,638 lekë (e llogaritur deri ne Qershor 2016), e amortizuar në vite, konsiderohet dëm i parikuperueshëm dhe humbje me efekt financiar negativ per buxhetin e shtetit por mbi te gjitha aspak ne interes te shëndetit publik duke mos i shërbyer me kërkesave ne rritje për sterelizime ne OSUT si dhe ne spitalet e tjera” kanë zbuluar hetimet.

Manastirliu hartoi planin e biznesit por nuk mori kurrë përgjigje

Në shkresën nr. 1106 prot, date 27.02.2014, drejtuar Ministrit të Shëndetësisë, ish drejtoresha e përgjithshme  Ogerta Manasterliu, kishte përgatitur një plan biznes për kapacitetet dhe shpenzimet per ta vëne ne funksion.
Referuar katalogeve dhe manualeve te aparaturave te sterelizimit, kapaciteti i përpunimit te tyre ishte rreth 29, 000 litra në 24 orë, ndërsa sasia ditore e kërkuar nga 10 repartet e ndryshme të OSUT-se, është 27,500 litra, pra duke e mbuluar dukshëm kërkesat për sterilizim. Lidhur me kostot, ky repart do te donte rreth 32 punonjës, me një fond page rreth 22,300,000 leke për të githa proceset, shpenzimet për avull dhe nafte, ambalazhimin e materialeve, materiale konsumi shtesë për lavanderinë etj,

Duke u nisur nga përllogaritja e përafërt shpenzimet vjetore në QSUT do të ishin rreth 96,000,000 lekë. Por nëse Reparti i Sterelizimit Oendror të  do të ishte vënë në funksionim me nië kosto vjetore rreth 96,000,000 leke do të kishte mbuluar të gjitha kërkesat e reparteve të saja duke mos pasur nevojë për shërbime të treta.  Por nga dokumentacioni i administruar në protokoll nuk u disponua përgjigje për plan biznesin e sa më sipërm.
Për këtë SPAK thotë se veprimet e mësipërme janë në kundërshtim me ligjin nr. 10 296, date 08.07.2010, "Për menaxhimin financiar dhe kontrollin", i ndryshuar neni 8, ku citohet "Pèrgjegishmèria menaxheriale e titullarit.

Ora 12:59
Koncesioni i sterilizimit/ GJKKO: Studimi i fizibilitetit me të dhëna të rreme, kriteret u hartuan që Rrapaj të shpallej fitues! Beqaj nuk veproi

1692439501_ilirrrapajilirbeqajklodianrrjepaj.jpg

GJKKO në vendimin e saj për vlerësimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj ish zv/ministrit Klodian Rjepaj dhe biznesmenit të sterizlimit Ilir Rrapaj thuhet se shkeljet e ligjit në procedurat e dhënies së koncesionit ishin bërë me “qëllimin e vetëm për shpalljen fitues” të kompanive që u përkasin Ilir Rrapajt dhe ortakut të tij italian, Umbro Staccini.

E ndërsa renditen një sërë shkeljesh vihet në dukje dhe mosveprimi i ministrit të atëhershëm Ilir Beqaj për zgjidhjen e konfliktit të interesit mes Rjepajt si kryetar i komisionit të koncesionit dhe Rrapaj si përfitues i tij.

“Në listën e shkeljeve është studimi i fizibilitetit me të dhëna të rreme në kundërshtim me ligjin hartimi i kritereve në mënyrë të tillë që t'u përshtateshin gjendjes reale të kompanive të përzgjedhura paraprakisht si dhe mosveprimin e Beqajt për zgjidhjen e konfliktit të interesit mes Rjepajt si kryetar i komisionit të koncesionit dhe Rrapajt si përfitues i tij’ thuhet ndër të tjera në vendim.

Shkelje ligjore janë gjetur edhe gjatë negocimit të kontratës koncesionare, që sipas gjyqtarit kanë qenë “dukshëm në favor të kompanisë së shpallur fituese, në dëm të interesave të shtetit” vijon vendimi prej 348 faqesh i gjyqtarit Erjon Bami. Vendimi u mor më 23 qershor 2023. 

Ora 12:41
Koncesioni i sterilizimit/ Qendra e re moderne ishte në QSUT por s'u vu asnjëherë në funksionim! GJKKO: Beqaj e Rjepaj kishin përzgjedhur fituesin

1692369426_rrapaj.JPG

Një qendër moderne sterilizimi ishte në QSUT e megjithatë ajo nuk u vu kurrë në funksionim edhe pse Ogerta Manastirliu, atëherë drejtoreshë e QSUT-së informoi ministrin e Shëndetësisë, atëherë Ilir Beqaj.

Nga hetimet mësohet se në shkurt të vitit 2014, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mori një kërkesë nga Ogerta Manastirliu, atëherë, drejtoresha e QSUT, – sot ministre e Shëndetësisë, për të vënë në punë qendrën moderne të sterilizimi që flinte prej vitesh në spitalin e ri të urgjencës, por kërkesa mbeti pa përgjigje.

Nga hetimet ka rezultuar se kapaciteti i qendrës së sterilizimit mbulonte rreth 60 mijë ndërhyrje kirurgjikale në vit nga 50 mijë që raportoheshin se ishin kryer në vitin 2013, por nuk ishte vënë në punë për shkak se nevojitej trajnimi i stafit mbështetës.

Por edhe pse u vu në dijeni për investimin e kryer, ministri Beqaj i hapi dritën jeshile vazhdimit me procedurat e koncesionit. Sipas një auditi të mëvonshëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit, qendra publike e sterilizimit parashikohej të funksiononte me 96 milionë lekë në vit ose gati 5 herë më pak nga vlera prej 558 milionë lekësh që kompania koncesionare faturoi në vitin 2016 për të njëjtin shërbim.

Sipas Gjykatës së Posaçme, Beqaj nuk mori asnjë masë për vënien në punë të qendrës së sterilizimit, pasi e kishte marrë paraprakisht vendimin për dhënien e shërbimit me koncesion.

Në vlerësimin e argumentuar në dosjen prej 348 faqesh, Gjyqtari i GJKKO-së Erjon Bami arsyeton se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në bashkëpunim me personin në hetim, Klodian Rrjepaj e kishin marrë vendimin e dhënies së shërbimit të sterilizimit me koncesion dhe kishin përzgjedhur paraprakisht se kush do ta fitonte këtë koncesion…,” arsyeton gjyqtari Bani, duke shtuar se fituesit e paracaktuar ishin Ilir Rrapaj dhe shtetasi Italian Umbro Staccini.

SPAK evidentoi dëm ekonomik kur i referohet edhe raporteve të KLSH-së që ka evidentuar se shteti, kishte qendrën Kombëtare të Sterilizimit, e cila nëse do vihej në funksionim, do ta realizonte procesin me kosto më të e ulët, konkretisht 960 milionë lekë për gjithë vendin.  

Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar e ka orientuar SPAK-un që të zgjerojë hetimet jo vetëm ndaj ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish ministrit të Financave, Shkëlqim Cani por dhe 4 zyrtarëve të tjerë, që kanë patur lidhje, dyshime për shkelje ligjore dhe dijeni për këtë koncension.

Zyrtarët deri tani në hetim për koncesionin e sterilizimit
Klodjan Rjepaj- 'arrest me burg' akuzohet për 'Falsifikim i dokumenteve'  'Shpërdorim detyre'
Ilir Rrapaj- 'arrest me burg' akuzohet për 'Mashtrim'
Saimir Kadiu- 'arrest shtëpie' akuzohet për 'Falsifikim i dokumenteve'  'Shpërdorim detyre'
Marsela Serjana- arrest shtëpie, akuzohet për  'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorim detyre'
Arben Gjata- detyrim paraqitje, akuzohet për 'Falsifikim i dokumenteve' e 'Shpërdorim detyre'
Naile Ajazi- detyrim paraqitje, akuzohet për 'Falsifikim i dokumenteve' e 'Shpërdorim detyre'
Genc Byrazeri- detyrim paraqitje, akuzohet për 'Falsifikim i dokumenteve' e 'Shpërdorim detyre'
Petri Mersini- detyrim paraqitje, akuzohet për 'Falsifikim i dokumenteve' e 'Shpërdorim detyre'
    S.G/Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • minushe: 21/08/2023 13:49

      ore po te mos doje ministri asnje abuzim sguxon kush...por ka perfituar edhe pse ska firmosur..duket qe eshte i perfshire......

      Përgjigju
    • minushe: 21/08/2023 13:47

      keto njerezit e komisionit te prokurimeve kot i vini ne masa pasi kane bere punen e tyre sipas kerkesave te eproreve, po te mos e besh iken nga puna .....

      Përgjigju
    • xXx kujdes sapuni: 20/08/2023 15:10

      Po di ka mundesi qe te gjithe kto hajdutet e djerses de popullit flasim me njeri tjetrin o la o frate o fra.Ne qoftese nuk paguajne dhe nuk sjellin mbrapsh djersen e popullit harram te gjithve SPAK BKH Prokuroria Tirane turp vertet.U bene ca ordiner si Beqja apo amorale si Ahmetaj ca dobiça si ilir Dedja qe provoj shijen e orgive te dhomave te kuqe me tigrin dhe ju duk vetja i pamposhtur apo ordiner si Mireli qe i paguanin prostitutat ktyre te fundit apo si Klod Allajbeu qe eshte frate ì fundit i tigrit qe bashke me shkerdhaten Dedja do te ndertonin te njejten ske me me inceneratoret ne maqedoni tigri i jepte projektet studio e kopjuara me tiranen.

      Përgjigju
    • Iris: 20/08/2023 02:18

      PPP eshte nje nga idete me te keqia e me ne dem te shtetit qe jane zbatuar ndonje here! Atij Beqajt i duhet bllokuar pashaporta se mos fluturon si Ahmetaj e Llalla,kurse ato e-mail qe ja kalonin njeri-tjetrit per t'i pare me kujtuan ate memon /per Shkelzenin/ kur ja miratuan biznesin e armeve ne Gerdec,vetem se ajo ishte nje cope leter qe askush s'pranon t'a kete persiper,jo si keto e-mail e ketyre.

      Përgjigju
    • xXx: 19/08/2023 20:55

      Kujdes sapunin Ilir Beqja...

      Përgjigju
    • Scutari: 19/08/2023 17:27

      Nuk na intereson se sa burg bëjnë këta sepse duket serioziteit derisa dalin duke qeshur në caktimin e masës së sigurisë. Na duhet se sa euro rikuperohen nga zhvatja e të ardhurave të qytetarëve!

      Përgjigju
      • Leka: 20/08/2023 05:21

        Po cleke more. Leket ne xhep. Kot do e bejne burgun??? Beqja eshte nje nder asetet personal te Gjenushi per te vjedhur. Jo me kot ia ka lene me qira Rames. Per shume kohe ata kishim targetuar Fondin e Sigurimeve Shendetesore dhe komcensinet e cjeck up dhe sterilizimit i ropen 800 mil euro. Vetem se prokuroret ende jane ne qorresibl per kete pune. Kjo e sterilizimit vecse do plotesoje mbylljen e vjedhjes prej 10 miliarde euro nga mafia ramiste. Tani qe paret i kane, po i qepen tokave qe ti rruajne kudo qe jane.

    • Me brisk: 19/08/2023 15:09

      Dhe nashti RJEPJANI lëkurën me brisk të pa sterilizuar

      Përgjigju
    • o nena shqiperi: 19/08/2023 12:57

      foto shume domethese burre shtetas burra te mencur jo shaka

      Përgjigju
    • Maro: 19/08/2023 12:28

      Shyqyr qe SPAK po i kap keto te korruptuar. Faleminderit qe po e ndihmojne Ramen qe te distancohet nga te ketille. Pas nje dekade e ca miliarda euro humbje po ama tani Rama eshte i cliruar nga hajdutet qe ia punuan pas krahut.

      Përgjigju
      • Or tej: 20/08/2023 07:22

        O Ron jam me pushime dhe fatmiresisht i pavarur nga te gjithe keto plehrat si majtas ashtu dhe djathtas or teeeejjjjj

      • Drakula: 19/08/2023 15:59

        Rames ia fusin te tijte me tendera 100 milion euro kurse Rama ia fut popullit deri ne piken e fundit te gjakut.Vetem pushkatimi ka ngelur pa u vene per qytetaret.

      • Ron: 19/08/2023 15:41

        O 'teeej' Te paguan dikush or teeej per komentet?Je i pranishem ne te gjitha shkrimet

      • Or tej: 19/08/2023 14:32

        Rames po ia fusin nga pas sic ja punuan edhe Enverit shume shoke te ngushte. I vetmi ndryshim eshte qe Rama ndjen kenaqesi or teeeejjjjj

      • Toni: 19/08/2023 14:17

        lot lot ...

      • cuf dabjoni: 19/08/2023 13:48

        Or ti i marr mos mbro hajnat. Nuk e shpikin dhe hartojne Koncesionin korruptiv as nepunesit e Ministrise e as Komisioni i Prokurimit qe jane Ushtare te Ministrit e qe ai po i perdor per pune te pista. Sigurisht po te mosbinden e mos firmosin do pushohen (me e pakta- se jane deshmitare)kete risk e dine ata por kur ka qe me Salen ky marifet njerezit i dorezohen mëkatit. Koncesionin e shpik Ministr si pjese bande, e miraton Kryeminstri dhe sipas urdhrave te tyre e shkruajn vartesit. Prandaj mos na beni budallenj e SPAKU mos te shperdoroj detyren te denoj "rojen e Lopeve e jo Hajdutin" sipas barcoletes; por te tharasi ata e ti arestoj, ne se e quan vjedhje e korrupsion korruptiv

    • Sondazhi i ditës:
      26 Dhjetor, 08:05

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

    Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki