I dënuar në mungesë për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia kërkon lirinë

Izet Haxhiaj, ish-truproja e Sali Berishës, nëpërmjet avokatit të tij Idajet Beqirit i kërkoi gjykatës lirimin nga qelia, duke e zëvendësuar masën e arrestit me burg, me një masë tjetër më të lehtë sigurie.

Avokati argumentoi se Izet Haxhiaj ka bërë 13 vite paraburgim, të cilat i konvertohen në 20 vite burg.

Por, për këtë kërkesë, togat e zeza do të shprehen më 5 Korrik, pasi seance u shty me kërkesë të prokurorisë për t’u njohur me të gjitha aktet e dosjes.

Haxhiaj u ekstradua nga Turqia me kërkesë të tij, pasi në vendin tonë është dënuar në mungesë me 25 vite burgim.

Hetimet zbuluan se ish truproja e Sali Berishës ka qenë një prej autorëve të vrasjes së ish deputetit Azem Hajdari, ndodhur në shtator të vitit 1998.

Izet Haxhiaj kërkoi rihapje të procesit gjyqësor, kërkesë e cila u pranua nga Gjykata e Apelit të Tiranës, në mars të këtij viti.

Trashëgimtarët e Azem Hajdarit nuk ishin të pranishëm në seancë. Gjykata tha se nuk dihet nëse familjarët kanë marrë dijeni apo jo për zhvillimin e kësaj seance. Kujtojmë se Azem Hajdari la pas bashkëshorten e tij Fatmira Hajdar, vajzën Rudina Hajdari, tashmë deputeti, dhe dy djemtë, Kiri dhe Azem Hajdari.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat