I ftohti nuk ndërpret punimet në stadiumin e Kukësit, Gjici: Shpresojmë të jetë gati në verën e ardhshme

Punimet për ndërtimin e stadiumit “Zeqir Ymeri” të Kukësit po vazhdojnë me ritme të shpejta pavarësisht temperaturave të ulëta të stinës së dimrit. Kryetari i Bashkisë, Safet Gjici dhe njëkohësisht president i FK “Kukësi” sot ishte i pranishëm në “Zeqir Ymeri” për të inspektuar punimet e deritanishme të stadiumit të ri. Pas inspektimit  Gjici u shfaq optimist për ritmin e punimeve dhe vlerësoi punën e bërë deri më tani.

“Kompania po punon me ritme të shpejta, me shumë punotërë dhe për këtë ne jemi shumë optimist që stadiumin do ta ndërtojmë brenda verës që vjen. Ju e dini që kemi vështirësi të jashtëzakonshme pasi i bëjmë të gjitha ndeshjet jashtë. Natyrisht edhe tifozët presin me padurim që stadiumi të përfundojë sa më shpejt dhe të kthehet ekipi të lozë në vendin e vet, në shtëpinë e vet,”-deklaroi Gjici

Siç dihet stadiumi i ri Kukësit do të ketë 8 mijë vende, ndërsa pjesë e tij do të jenë dhe ambientet akomoduese. Ky stadium do të ndërtohet sipas parametrave të UEFA-s. Investimi për ndërtimin e tij do të kushtojë 5 mln euro.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e AMA-s në Konferencën ndërkombëtare të Abixhanit! Nënshkruhet Deklarata e Dialogut mes rrjeteve rregullatore dhe platformave Google, Meta, X dhe Tik Tok

Kryetarja e AMA-s në Konferencën ndërkombëtare të Abixhanit! Nënshkruhet Deklarata e Dialogut mes rrjeteve rregullatore dhe platformave Google, Meta, X dhe Tik Tok