Kryeministri Edi Rama, në takimin me të rinjtë në Shkodër, përmendi edhe njëherë se PS ia dorëzoi shpatën e drejtësisë pushtetit gjyqësor. Kreu i qeverisë tha se partia e tij ndërmori një sprovë të egër dhe realizoi reformën në drejtësi, në një kohë kur të tjerët nuk hynin as në parlament.
“Por kjo mund të mbarojë. Mund të kthehet mbrapsht. Sot jemi ne këtu, unë dhe ju që jemi garant që kjo do të jetë kështu. Ne kemi pushtetin, kemi bërë dorëzimin e shpatës së ndëshkimit që normalisht është në duart e drejtësisë, jo të pushtetit politik, por që faktikisht ishte te zyra ime para se të isha unë aty ishte te zyra e atij para meje deri në 1912 nga qeveritë e para, te mbreti, diktatori, drejtësia ishte nën urdhrat e pushtetit politik. Bënte punët e veta kur nuk kishte lidhje me pushtetin politik. Altin Dumanin e njihni të gjithë por nuk është 22-vjeç. Mund të ketë 20 vjet që është Prokuror. E kishit dëgjuar përpara? Kishit parë përpara që ndonjë ministër apo person me pushtet që hynë e dalin në Tv të shkonte e të jepte llogari në Prokurori, të dënohej në gjykatë apo të arratisej. As prindërit, gjyshërit tuaj nuk kishin parë. Ka pasur vetëm njerëz të dënuar nga i pari i qeverisë. PS vendosi t’u hyjë detit në këmbë dhe të marrim përsipër sprovën më të egër që të pavarësojmë drejtësinë nga pushteti politik. Në 2007 kemi kërkuar një pakt kombëtar për drejtësinë. Në 2009, më pas në 2013 e kemi pasur në program. Kur u bë reforma të tjerët nuk donin të futeshin në sallën e parlamentit, u ngujuan me Lulin në bulevard. ", u shpreh Rama.
Lajmi kryesor:
Rama me të rinjtë në Shkodër: Mesazh Brukselit me 11 Maj! Pavarësuam drejtësinë, të tjerët nuk hynin në parlament! Berisha do të shkrijë ‘Noc Rrokun’
Xh.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
70.3%
-
Jo
23.8%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 491
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama: Ju i duheni vendit në 11 Maj, mësoni gjuhën greke dhe kulturën e tyre por nuk ke nevojë të ndryshosh atë që je dhe atë që e ke në pasaportën tënde si ‘Shqiptar’
30 Mars, 17:03
-
Rama nga Athina: Keni thënë mirëmëngjes kur ju thoshin plaç! Sot, meritoni respektin që nuk ju kanë dhënë
30 Mars, 17:02
-
Rama shqiptarëve të Athinës: Një taksist sot këtu më tha, ‘Kur erdhëm ishim 100 shkallë më poshtë, sot jemi vetëm 1 shkallë’, kjo shprehje më inkurajoi pa masë
30 Mars, 16:48
-
Preç Zogaj: Zvogëlimi i SHBA dhe BE-së është horizonti i tyre
30 Mars, 14:42
-
SPECIALE/ Marubi, historia e dinastisë që ruajti Shqipërinë e zhbërë
30 Mars, 14:23
-
‘Ai nga i cili isha frymëzuar...!’ Rama ironizon përsëri Berishën me bufin e kënetës me maska dhe një ‘Joker’: Më sulmoi si armik në mënyrë të pandershme! (VIDEO)
30 Mars, 14:22
-
Fitim Zekthi: Drejtësia i ka bërë dy partitë e mëdha të jenë plotësisht apolitike
30 Mars, 14:01
-
‘Piktori 2 metra i gjatë i urren të rinjtë!’ Berisha sjell Doris Pack për tryezën e ‘kthimit të rinisë në atdhe’, por fjalimet mbahen të gjitha në anglisht: Do rihapim TikTok!
30 Mars, 13:36
-
‘Me mua dhe PS, për Shqipërinë 2030 në BE!’ Kryeministri Rama poston me simbolikë dhe apelon: Voto 5-n me të dyja duart, të majtën dhe të djathtën!
30 Mars, 12:36
-
LIVE- Rama nga Athina: Do uleni në tryezën e BE si ‘shqiponja’! Njohjen e pensioneve të mos e marrim përmes marrëveshjes me Greqinë, por nga anëtarësimi në BE
30 Mars, 10:52
-
‘Ti do më marrësh më qafë, si more Lulin...!’ Rama ironizon Berisha-Lapaj me VIDEO-n ‘Teatri i Kukullave’, përfshihet dhe Basha me pizhame: Bufi dhe Tiku drejt bashkimit...! (VIDEO)
30 Mars, 08:21
-
Basha ironizon programin e Ramës në takimin me shqiptarët në Londër: Ke premtuar Shqipërinë 2030, por investove tek Shqipëria 313
29 Mars, 20:36