I kërkuar për trafik kokaine, Princ Dobroshi i njohur si 'Peshkaqeni' ekstradohet në Gjermani

I kërkuar për trafik kokaine, Princ Dobroshi i njohur si 'Peshkaqeni' ekstradohet në Gjermani

Princ Dobroshi

Pasi Gjykata e Lartë lejoi përfundimisht ekstradimin e Princ Dobroshit më 11 tetor, këtë të enjte i shumëkërkuari u nis drejt Gjermanisë, aty ku do të përballet me akuzat për trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Evropë, të kryer në bashkëpunim, si pjesëtar i një grupi kriminal, të ngritura nga Gjykata e Hamburgut. Më herët, të njëjtin vendim dhanë Apeli i GJKKO dhe Shkalla e Parë, pavarësisht tentativës së tij për të kundërshtuar ekstradimin. Princ Dobroshi u arrestua në Tiranë në fillim të dhjetorit të vitit të shkuar me qëllim ekstradimi në Gjermani, procedura që zgjatën më pak se një vit.

Më 29 mars të këtij viti, me kërkesë të SPAK iu sekuestruan pasuritë e tij dhe kunatit Olsi Syziu. I njohur ndryshe me nofkën “Peshkaqeni”, atij iu sekuestruan 10 llogari bankare me vlerë 133 mijë euro, një vilë në Gjirin e Lalzit, dy apartamente te Kodra e Diellit, një tjetër te Liqeni i Thatë, makinë Volvo, dhe shoqërinë tregtare ‘SLAI’.

Për këtë dhe vepra të tjera i ishte ndaluar hyrja në vendet e Bashkimit Evropian. 59-vjeçari nga Peja e nisi veprimtarinë kriminale në fund të viteve ’80 në Gjermani. Në 1993-shin u kap në Norvegji, i dënuar me 14 vjet burg për trafik heroine. Në 1997-ën Princi arriti të arratisej në mënyrë spektakolare nga burgu duke shkuar në Çeki ku dominoi trafikun e drogës atje.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Buxheti faktik i vitit 2023, Shehi: Disa investime nuk u realizuan! Duhet të rishikohet skema e pensioneve

Buxheti faktik i vitit 2023, Shehi: Disa investime nuk u realizuan! Duhet të rishikohet skema e pensioneve