Një 74-vjeçar ka qëlluar më gurë drejt Kryeministrisë duke prishur qetësinë publike.
Policia e Tiranës bën me dije se i moshuari me inicialet H.A ka hedhur gurë tek shkallët e Kryeministrisë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, kur i moshuari ishte duke qëndruar pranë çadrës së Partisë Demokratike në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas ka hedhur gurët drejt Kryeministrisë, gurë të cilët kanë shkuar tek shkallët pranë derës kryesore.
Ngjarja është parë nga punonjësit e gardës, por edhe nga oficerët e policisë.
Ndërkohë Policia e Tiranës i ka referuar matrialet në Prokurori dhe e akuzon 74-vjeçarin për prishje të qetësisë publike.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com