I ndalohet të ankorojë jahtin në Ulqin, revoltohet Emina Cunmulaj: Problemet e mia, janë problemet e shqiptarëve

I ndalohet të ankorojë jahtin në Ulqin, revoltohet Emina Cunmulaj: Problemet e mia, janë problemet e shqiptarëve

Modelja Emina Cunmulaj

Modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj, prej javësh ka nisur pushimet verore me të afërmit e saj në Malin e Zi. Së fundmi ajo ka udhëtuar drejt Ulqinit, ku me jaht ka vizituar vijën bregdetare. Por në këtë qytet shqiptar, nuk ka mundur që të ankorojë jahtin e madh me të cilin po udhëtonin në gjithë vijën bregdetare.

E revoltuar, modelja shqiptare shkruan së agjencitë ju thonë kapitenëve se nuk lejohet që të ankorohen jahte në Ulqin, problem ky që ndikon në ekonominë e qytetit, për sa i përket zhvillimit të turizmit, pasi jahtet ankorohen vetëm në veri të vendit.

Modelja nënvizon se ky është një diskriminim për Ulqinin i cili do të mund të zhvillohej shumë më shumë duke shfrytëzuar maksimalisht vijën e tij bregdetare.

“A e keni pyetur veten pse ka kaq shumë jahte të mëdhenj në gjithë vijën bregdetare të Malit të Zi përveçse në Ulqin? Tani mësova se agjencitë ju thonë kapitenëve se nuk lejohet që të ankorojnë në Ulqin, nuk kanë leje, kështu faji i kujt është ky? A është ky një ligj apo agjencitë e jahteve kanë futur në listë të zezë Ulqinin? Do arrij në krye të kësaj çështje, sepse nuk është e drejtë dhe nuk është korrekte. Pse nuk mund ta ankoroj jahtin tim në Ulqin?

Dhe për ju që thoni ‘Wow çfarë problemesh ke’, më besoni ky është problemi juaj më shumë se i imi. Unë jam këtu për 1, 2 muaj dhe pastaj vazhdoj jetoj jetën time.. por për dashurinë që kam për vendin tim dhe për njerëzit e mi nuk do të hesht. Nëse ju heshtni dhe nuk flisni do të thotë se gjithë bizneset e turizmit do të shkojnë në bregdetin verior, ndërsa ju në Ulqin nuk do të merrni asgjë. Kështu që vazhdoni heshtni dhe qëndroni siç keni qenë 20 vite më parë”, shkruan Emina e revoltuar.

 

1/4
M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • IsmailQemali: 20/06/2021 22:28

    Po c'mega jahte ne Ulqin ore? Nuk ka thellesi te mjaftueshme e as vend adekuat, kjo eshte ceshtje sigurie c'e beni gjithe kete buje kot

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 19/06/2021 11:49

    Kjo eshte modele?Nuk kam pare trup me te shemtuar.

    Përgjigju
  • Www: 19/06/2021 09:55

    O Redaksia!aty ka shtet dhe jo rumpall si tek ne!jane vendet e caktuara per Jahte qe Emina e di mir si funksionojne gjerat ne Mal te Zi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë