I përfshirë në trafikun e ilaçeve të Covid, mjeku Aurel Vula: Në Itali isha për problemet e prindërve të gruas, njëri prej tyre ndërroi jetë! Nuk kam lëshuar asnjë certifikatë apo epikrizë

I përfshirë në trafikun e ilaçeve të Covid, mjeku Aurel Vula: Në Itali isha për problemet e prindërve të gruas, njëri prej tyre ndërroi jetë! Nuk kam lëshuar asnjë certifikatë apo epikrizë

Mjeku Aurel Vula dhe foto nga përgjimet e operacionit të forcave italiane

"Vizitat tona në Itali kanë qenë krejtësisht shëndetësore". Mjeku Aurel Vula ka reaguar pasi po hetohet nga drejtësia italiane për trafik ilaçesh COVID, mashtrim dhe falsifikim për shërbim shëndetësor në Itali.

Me anë të një reagimi publik, Vula thotë se vizitat në shtetin fqinj kanë qenë për prindërit e bashkëshortës së tij. Sipas tij, ngjarja është e ndjeshme për të sepse humbi jetën një prej familjarëve ndaj dhe e ndjen të nevojshme të bëjë një sqarim për publikun.

"Për të qenë transparent, arsyet e vizitave tona familjare në Itali kanë qënë krejtësisht shëndetësore, të lidhura me rrezikimin e jetës së dy prindërve të bashkëshortes sime. Të dy këta të fundit i janë nënshtruar ndërhyrjeve të përsëritura kirurgjikale në zemër nga ku nëna e bashkëshortes humbi edhe jetën. Të gjitha këto ngjarje shëndetësore janë të dokumentuara nga autoritetet spitalore italiane. Nisur nga drama familiare për humbjen e njëriut të afërt, kjo ngjarje krijon sensitivitet të lartë për mua dhe familiarët e mi", shkroi Vula.

Mjeku pediatër theksoi se ka mbajtur përgjegjshmëri të plotë dhe nuk ka lëshuar asnjë certifikatë apo epikrizë përcjellëse për pacientë të sugjeruar për shtrim në Itali.

Ndër të tjera thotë se nuk ka lëshuar asnjë dokument të çfarëdolloj natyre që të mund të lehtësonte procedurat e kalimit të kufirit të shtetasve shqiptarë gjatë kohës së pandemisë në shtetin Italian. Në përfundim të shkrimit të tij, Vula thotë se ka besim tek drejtësia dhe lutet që të gjithë të respekotjnë integritetin e tij.

"I lutem të gjitha mediave të respektojnë integritetin tim profesional dhe moral të cilin e kam ndertuar me përkushtim dhe sakrifica në çdo kohë në ndihmë të çdo pacienti, pa lënë mënjanë kontributin gjatë periudhes së pandemisë si pasojë e Sars-Cov 19. Në të njëjtën kohë, falenderoj të gjithë dashamirësit të afërm , kolegë dhe pacientët e mi për mbështetjen e treguar me anë të mesazheve dhe telefonatave të panumërta gjatë këtyre ditëve", shkroi mjeku Vula.

DOSJA/ Si korruptoheshin mjekë, drejtues spitalesh e shefa pavionesh

Aktiviteti i grupit kriminal në Itali u godit nga Njësia Interforze, në bashkëpunim me SPAK dhe Antimafian italiane. Report Tv siguroi dosjen hetimore të autoriteteve italiane që tregonte se mjekë shqiptarë në Tiranë si dhe infermierë që punonin në Itali dhe që ishin me origjinë shqiptare kishin ngritur rrjetin.

Korruptoheshin drejtues spitalesh, shefa pavionesh, roje e recepsionistë në Itali. Ndër ilaçet e shtrenjta marrë falas në Itali dhe shitur në shqip rezulton, "Clexan", që është hollues gjaku përdorur masivisht përgjatë COVID  19. Transporti masiv i lekëve dhe ilaçeve pacienteve bëhej me me autobus.

Sipas dosjes së siguruar nga Report Tv hetimi kishte të bënte me një shoqatë kriminale, që vepronte midis provincës së Milanos dhe Shqipërisë, e aftë, nga njëra anë, t'u ofronte qytetarëve shqiptarë shërbime të shtrenjta shëndetësore të llojeve të ndryshme dhe medikamente të paguara plotësisht nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar Italian dhe nga ana tjetër, për të menaxhuar një treg të konsiderueshëm ndërkombëtar të barnave të marra në Itali duke mashtruar Shërbimin Shëndetësor Kombëtar, të shitura në Shqipëri.

Organizata mundi të lehtësonte edhe hyrjen e paligjshme në territorin italian të shtetasve shqiptarë. Kjo u mundësua nga një sistem kompleks, krejtësisht i paligjshëm, i krijuar për të lejuar hyrjen ilegalisht në Itali të shtetasve shqiptarë (pra jo pjesë e Bashkimit Evropian), disa prej të cilëve përfituan, pa kualifikim, kujdes të shtrenjtë mjekësor në kurriz të sistemit në vendin fqinj. 

Gjatë aktivitetit u përhap një rrjet i gjerë korrupsioni i mjekëve, infermierëve etj. Në një periudhë emergjence shëndetësore, në zyrën përgjegjëse për zgjedhjen e mjekut të familjes qarkullonin ryshfet. Kamera e vendosur nga hetuesit kanë filmuar ardhjet dhe ikjet, të cilat kanë qenë me një numër mbresëlënës. Ata që korruptojnë as nuk ulen, i zgjasin menjëherë kartëmonedhat dhe zyrtarët që i fusin në  xhepa.

Nga ana tjetër, sistemi shëndetësor ishte bërë portë për emigrantët e paligjshëm që hynin për arsye mjekësore inekzistente, sipas hetimeve. “Kalimet” ishin certifikata false që shiteshin sipas rastit 200, 350, apo edhe vetëm 50 euro, ndërsa për recetat e kuqe false tarifa ishte 10 euro. Vergani, i dyshuar se ishte paguar edhe me shërbime seksuale nga një e dyshuar, në vend të kësaj do të kishte dhënë hua për të regjistruar ilegalisht 82 shqiptarë në shërbimin shëndetësor Lombard. Në total, 383 shërbime të paligjshme ambulatore dhe të paktën 1,554 vizita specialistike u llogaritën midis janarit 2020 dhe qershorit 2021.

Në mesin e të hetuarve rezultojnë 3 mjekë shqiptarë mes tyre mjeku Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ Vladimri Peto, Aurel Vula, Ilir Broqja dhe dy biznesmenët Aleksandër Gjoka dhe Ndue Pulaj. Rezulton se Aurel Vula është mjek pediatër rheumatolog, i cili punon pranë Shërbimit të Pediatrisë së Përgjithshme, ndërsa Ilir Broqaj, mjek anest-reanimator, i cili punon pranë shërbimt Anestezi – Reanimacionit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër