I refuzoi ribashkimin, elbasanlliu tenton të vrasë ish-gruan, policia parandalon krimin

I refuzoi ribashkimin, elbasanlliu tenton të vrasë ish-gruan, policia parandalon krimin

Policia e Elbasanit

Policia e Elbasanit ka parandaluar një vrasje në një fshat, duke arrestuar në kohë autorin. Në pranga ka rënë shtetasi Romeo Sejdini, 37 vjeç, nga fshati Gjergjan, i cili ishte nisur me pistoletë për të vrarë ish-bashkëshorten e tij.

Pas dyshimeve se 37-vjeçari qarkullonte i armatosur, policia ka ndërhyrë menjëherë, duke e arrestuar. Gjatë kontrollit, atij i është gjetur një pistoletë TT me fishekë në gojë. Ndërkohë, nga hetimet paraprake ka rezultuar se Sejdini kishte planifikuar ta përdorte armën e zjarrit ndaj ish-gruas së tij, Sonila Muça, me të cilën ishte divorcuar një vit më parë.

Prej kohësh, ai i kishte kërkuar ribashkim duke e kërcënuar, por ishte refuzuar prej saj. Kjo situatë nuk ishte pranuar nga 37-vjeçari, i cili pasi i kishte bërë presion nuk kishte marrë përgjigje pozitive për t’u ribashkuar pas divorcit. Kështu që, kishte marrë armën për ta vrarë. Policia bëri me dije se arma ka rezultuar pa leje.

Njoftimi i policisë:
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Romeo Sejdini, 37 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ka shkuar në fshatin Kuqan, Elbasan, para banesës së ish bashkëshortes S.M, 33 vjeçe dhe e ka kërcënuar me fjalë.

Shtetasja S.M, ka njoftuar policinë, ku shërbimet e policisë kanë mbritur në kohë duke bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit të sipërpërmendur.

Shtetasit Romeo Sejdini gjatë kontrollit personal të bërë nga shërbimet e policisë, para banesës së ish bashkëshortes, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një armë zjarri Pistoletë tip “T.T” me 8 fishekë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?