Gjendet me fraktura në kokë i riu në Shëngjin, në gjendje të rëndë! Dy pista hetimi, dhunim ose mund të jetë rrëzuar duke vjedhur

SHËNGJIN- Një i ri nga Shkodra u gjet i plagosur pranë rreth rrotullimit të Shëngjinit në Lezhë. Ai u konstatua nga qytetaret në orët e para të mëngjesit të së martës, të cilët njoftuan menjëherë policinë dhe urgjencën e Spitalit.

I riu i identifikuar si Gentjan Bajrami u mor nga autombulanca dhe u dërgua në urgjencën e Lezhës, ku pasi mori ndihmën e parë mjekësore u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të frakturave të shumta që kishte pësuar në kokë, ndërsa mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha në gjendje të rëndë për jetën.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të plagosjes së 22-vjeçarit Gentjan Bajrami. Dyshimet e policisë janë se i riu mund të ketë rënë nga lartësia e një lokali gjatë një tentative vjedhje në Lezhë, apo mund të jetë dhunuar nga persona ende të paidentifikuar.

I riu ka precedent të mëparshëm për vjedhje, ndërsa më 1 korrik 2023 është arrestuar teksa bashkë me dy të tjerë kanë tentuar që të grabisin një banesë në Lushnjë, të maskuar dhe me armë zjarri. 

Me përmirësimin e gjendjes shëndetësore blutë pritet të marrin në pyetje të riun, ndërsa janë sekuestruar dhe po analizohen kamerat e sigurisë të bizneseve në zonën përreth me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj! Eksperti: S’ka meritokraci, nuk promovohen në punë

Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj! Eksperti: S’ka meritokraci, nuk promovohen në punë