I thyejn xhamat e i hedhin benzinë
makinës së Adelina Berishës

I thyejn xhamat e i hedhin benzinë<br />makinës së Adelina Berishës
Makina e këngëtares së njohur, Adelina Berisha është djegur mbrëmjen e kaluar në rrugën ‘’Isa Boletini’’ në Prishtinë.

Burime për ‘’IndeksOnline’’mësojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ku sipas këtij burimi një person ka thyer xhamin e makinës dhe ka hedhur hedhur benzinë.
 
Ky burim gjithashtu tregon se janë fqinjët ata që e kanë parë teksa digjet makina e këngëtares dhe pa hezituar e kanë lajmëruar Adelinën e cila po qëndronte në shtëpi me familjen.

Policia është duke u marrë me rastin ku ende nuk dihet se kush ka bërë këtë veprim ndaj makinës së këngëtares së njohur Adelina Berisha.

"IndeksOnline" ka kontaktuar këngëtaren por ajo nuk ka dashur të prononcohet pasi sipas saj nuk ka idenë së kush do mund të bëjë një gjë të tillë.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran